Mero Baze: Përse pakicat e lidhura me Greqinë po zvogëlohen në raport me pakicat e tjera?

Mero Baze: Përse pakicat e lidhura me Greqinë po zvogëlohen në raport me pakicat e tjera?

Foto ilustruese

Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai që lidhet me minoritetet etnike në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se Grekë – 23 485 persona, Egjiptianë – 12 400 persona Romë – 9 800 persona Bullgarë – 7 100 persona Boshnjakë – 3 mijë persona Maqedonas (Maqedonia e Veriut) – 2281 persona Arumunë – 2 500 persona 

Shifrat tregojnë për një rënie drastike të shifrave për pakicën greke prezentë në vend dhe atë arumune ndërkohë që janë shifra relartivishtë të larta sa i përket prezencës për minoritetin bullgarë , maqedonas e boshnjakë. 

Zvogëlimi i minoriteteve ka shkuar në drejtim të kundërt me faktin që Shqipëria ka legjislacionin më të përparuar për minoritetet etnike duke zgjeruar hartën e njohjes së tyre si asnjë shtet tjetër në rajon. 
Por a jemi vërtet kaq homogjen dhe a kemi vërtet kaq pak minoritete? 

Fillimisht nuk duhet të ngatërrojmë kur interpretojmë se bëhet fjalë për njerëz prezent dhe jo për qytetarët shqiptare me origjinë etnike të huaj.  

Fakti që pakica greke dhe arumune kanë pësuar rrudhje të fort, ka të bëj me afërsinë me Greqinë, dhe thithjen e tyre nga emigracioni në Greqi të cilin jo vetëm pakica greke por dhe një pjesë e pakicës arumune e quan atdheun e vet. Kjo ka bërë që ata të integrohen në Greqi dhe do të ketë gjithnjë e më pak rritje dhe në të ardhmen. 

Përtej zhurmës së nacionalistëve nga të dy vendet si grek dhe ata shqiptarë, pakica greke në Shqipëri, është një nga popullsitë më të harmonizuara me shqiptarët dhe një pakicë që ka autoritet të lart në shoqërinë shqiptare pasi ka nxjerr një pjesë të madhe të intelektualëve të shoqërisë shqiptare. 

Pakica greke në Shqipëri ka qenë pjesë e elitës së shoqërisë shqiptare dhe e ka furnizuar atë me emra të njohur në art shkencë kulturë, politikë arsim etj. 

Zvogëlimi i tyre për shkak të hapjes së kufijve është një fenomen që ka prekur shoqërinë shqiptare dhe jo një fenomen me specifikë etnike. 

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për pakicën arumune, e cila për shkak të superioritetit ekonomik të Greqisë në raport me Shqipërinë por dhe Rumaninë, është deklaruar më shumë pakicë greke se sa arumune në vite, për shkak të lehtësirave që ka për të integruar në Greqi. 

Kjo e shpjegon  më qartë fenomenin përse pakicat e lidhura me Greqinë po zvogëlohen dhe pakicat e lidhura me vendet e tjera ballkanike po rezistojnë .  

Pakicat boshnjake bullgare apo të quajtur maqedonas kanë shifra relativisht të larta, ose më mirë të themi kanë rënie shumë më të lehtë as ato grek e arumune, pasi “atdheu” i tyre real është Shqipëria, pasi atdheu me të cilin identifikohen nuk është më i mirë se Shqipëria. Nuk kam njohur ndonjë që konsiderohet pakicë bullgare të doj të ik në Bullgari ndonjë pakicë boshnjake të dojë të ik në Bosnjë apo të tjerë në Maqedoninë e veriut. Thjesht Shqipëria është me mirë për ta se atë që e quajnë “toka mëmë”. 

Kurse pakicat e lidhura me Greqinë natyrisht që janë të favorizuara nga epërsia ekonomike e Greqisë dhe mundësitë që u je si vend i BE.  

Kjo shpjegon pse sot në Shqipëri ne njohim shumë pak personalitete të shkencës kulturës apo artit nga pakica greke pasi i ka marrë Greqia dhe ka mbetur figura më e shquar e tyre Fredi Beleri, me kurs hidrauliku që më shumë ka zbërthyer armë, se sa lavamanë gjithë jetën. 

Kështu që nuk ka ndodhur ndonjë dramë e madhe. Ashtu sikurse vendet e BE na kanë marrë 400 mij shqiptarë, ashtu na kanë marrë dhe pakicat e lidhura me një vend të BE. Këta pakicat e tjera “Evropën” e kanë në Shqipëri. / Tema

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 01/07/2024 21:00

    2500 arumune ka vetem selenica me Armenin dhe mekatin ne Vlore.

    Përgjigju
  • Eri: 29/06/2024 06:59

    Nuk ka kaq shume greke. Numri u shtua nga autobuzat qe erdhen diten e censusit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë