Mero Baze: Përse Berisha ka prodhuar gjithmonë ‘dy palë’ të përndjekur?

Mero Baze: Përse Berisha ka prodhuar gjithmonë ‘dy palë’ të përndjekur?

Ish kryeministri Sali Berisha

Nëse ka një rekord politik të paarritshëm Sali Berisha, është përçarja që i ka bërë çdo partie, apo organizate politike këto 32 vjet, duke i ndarë në dy palë, në raport me të dhe jo në raport me objektivin për të cilën janë krijuar. 

Mes tyre më të goditurit janë ish të përndjekurit dhe burgosurit politik të komunizmit të cilët prej vitit 1992, janë ndarë prej gjithmonë në dy palë, në një palë që janë të përndjekur dhe luftonin për të drejtat e tyre dhe në një palë tjetër që luftonte për të mbështetur Berishën kundër palës tjetër. 

Qysh në grevën e parë të të ish të përndjekurve në verën e vitit 1991, Sali Berisha piketoi ish të përndjekurit që do të vazhdonte ti përndiqte dhe të tjerë që do ti kthente në ushtarë të tij. 

Kryetari i parë i kësaj shoqate Kurt Kola i rezistoi Berishës dhe më vonë dhe me mbështetjen e Azem Hajdarit u përballë me të me greva dhe revolta kundër qeverisjes, por kjo nuk e ndali Berishën. Për të sfumuar atë ai nxiti si gjithmonë ngritjen e shoqatës së të “përndjekurve e të burgosurve politik demokratë”, pra një fraksion të përndjekurish, që nuk luftonin për të drejtat e tyre por për pushtetin e Berishës.

Kjo histori imitonte atë që Berisha kishte bërë me partitë politike. Ai krijoi kundër Godos një Parti Republikane tjetër me një kryetar nga Tropoja derisa më në fund e vuri nën kontroll partinë e Godos përmes Mediut. Ai ndau Partinë Socialdemokrate të Gjinushit, në një fraksion tjetër pro tij. Më pas ndau Ballin Kombëtar dhe Ballin Kombëtar Demokrat. Vazhdoi përçarjen me Legalitetin duke ndarë edhe aty Legalitetin demokrat. Po kështu ndau demokristianët në pro ti dhe kundër tij. 

Në kulmin e protestës së të përndjekurve politik në vitin 1990 kundër tij, ai i shantazhoi ata me dosje dhe detyroi zotin Miraka, një prej të përndjekurve që ishte në krye të shoqatës kundërshtare të asaj kohe të pranonte se kishte qenë bashkëpunëtorë sigurimi. 

Ky ishte në të vërtet çelësi i suksesit të tij, Duke pasur në dorë disqet e dosjeve të Sigurimit, ai i shantazhonte ata duke i detyruar ose të ishin të “përndjekur demokrat” ose do të dilnin spiunë.

Kjo ishte e vetmja mënyrë që ai ti përdorte dhe keqpërdorte ata.

Tani pas miratimit të ligjit të dosjeve nga Kuvendi dhe refuzimit të Berishës për ta votuar atë, pritet të fillojë një valë e re përçarjes e Berishës ndaj të përndjekurve politik, duke i detyruar ata të jenë pro atij ose kundër tij dhe jo pro apo kundër hapjes së dosjeve. E ka pak të vështire të shantazhoj me dosje tani se ato do hapen për të gjithë dhe nuk i shpëton dot, por me sa duket do përpiqet tu bëj avokatin viktimave që ka shantazhuar deri m sot. Por e sigurt është se ai do vazhdoj të mbledh të përndjekurit e vet kundër të përndjekurve të komunizmit. Është e vetmja mënyrë ti de faktorizoj ata dhe ti poshtëroj edhe më keq se komunizmi, duke i vënë njëri kundër tjetrit. Siç i vinte Sigurimi i Shtetit në qeli ata më të dobëtit kundër atyre më dinjitozëve. Tani i vetmi Oficer Sigurimi që ka mbetur në politikë është Sali Berisha dhe ai duket që do ta vazhdoj këtë rol.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë