Mero Baze: Përse sulmi ndaj Top Channel është më i rrezikshmi në historinë e shtypit shqiptar?

Mero Baze: Përse sulmi ndaj Top Channel është më i rrezikshmi në historinë e shtypit shqiptar?

Të shtënat me armë në Top Channel

Sulmi barbar mbi redaksinë qendrore të Top Channel, nuk është i rrezikshëm vetëm se mori jetën e një njeriu të pafajshëm dhe rrezikoi dhjetëra të tjerë. 

Sulmi është barbar, pasi më shumë se sa një njeri të vuajtur ka vrarë frikën për të sulmuar televizionin më të madh në vend dhe vjen nga bota e krimit. Shtypi natyrisht që është gjithnjë në qendër të sulmeve politike apo dhe debateve shoqërore, por ekzistojnë disa tabu për mos prekjen e lajmësit të cilat në të vërtet janë shkelur vetëm në Shqipëri nga politika. 

Kjo është hera e parë që një bandë sulmon publikisht  një ndërtesë televizioni, pa bërë kujdes të maskohet.  Po përse sulmi ndaj Top Channel është më i frikshmi dhe më i rrezikshmi në historinë e shtypit shqiptar? Në historinë e shtypit shqiptar pas vitit 1990 ka pasur ngjarje dhe më tragjike nga sulmet fizike mbi redaksi.

Më 3 Mars 1997, badigardët e Sali Berishës dhe disa oficerë të Shërbimit Informativ Kombëtar sulmuan me urë zjarri në dorë redaksinë e gazetës Koha Jonë, duke masakruar një gazetar dhe dëmtuar rojet e godinës. Dhe ata përdorën urë zjarri, armë dhe plumba, për të përdhosur redaksinë që po bënte betejë me Sali Berishën. Dhe e bën atë në shenjë triumfi ditën që Sali Berisha u rizgjidh në një parlament ilegjitimë. 

Ngjarja ishte po kaq barbare, por me adresë të qartë. Të nesërmen në mëngjes të gjithë e njihnin dhe dinin vrasësin. Ishte Sali Berisha. Për këtë arsye ai u rendit si një nga dhjetë armiqtë botërore të shtypit, në krah të Koresë së Veriut, Kubës Miloshevicit dhe Ajatullahëve të Iranit. 

Sulmi ngjallte neveri dhe tërbim kundër Sali Berishës, por jo frikë. Të gjithë e njihnin armikun. Në përmasa më të vogla por po kaq agresive ka qenë sulmi brenda një jave ndaj meje dhe redaksisë së gazetës Tema në kulmin e betejës për denoncimin e aferave të Familjes Berisha në pushtet. Ata dogjën makinën para shtëpisë duke e hedhur në erë dhe rrethuan redaksinë me policë për të mos na lënë të merrnim as xhaketën, pasi sipas Berishës po rrezikonim sigurinë kombëtare. 

Por prap frika nuk ishte aq e madhe. E njihnim vrasin tonë dhe ishim në betejë me të. Nuk na frikësonte dot. Ishte Sali Berisha.  Sulmi ndaj Top Chaannel, është më i frikshëm jo se është më barabr, por se tani nuk bëhet direkt nga Sali Berisha siç ndodhte më parë, por bëhet nga banditë të frymëzuar nga shkelja e vijës së kuqe kundër shtypit. Sulmin mbi Top Channel nuk e ka porositur Sali Berisha, por ai ka bërë më shumë se kaq. Ai ka hequr frikën dhe ka thyer tabunë për mos prekjen e shtypit, duke ua kthyer në normalitet çdo banditi sulmin mbi gazetarë. 

Ndaj ata banditët që mund të kenë qëlluar në emër të ndonjë interesi të cënuar nga gazetarët e Top Channelit, nuk kanë pasur frikë por përkundrazi kanë pasur kurajë të qëllojnë haptazi duke vrarë dhe një qytetar të pafajshëm. Dhe ata janë anonimë derisa të zbulohen. Ne nuk dimë se ku do ndalet tani frymëzimi i tyre për ti mbyllur gojën shtypit me armë. Ndaj sulmi ndaj Top Channelit, është më i rrezikshmi, më barbari,  dhe mbi të gjitha frikësues për të ardhmen e lirisë së shtypit në një vend, ku tani banditëve u ka dal frika të ngrejnë armët dhe ndaj një redaksie.  

Të gjitha sulmet e tjera më parë në këtë vend, që vinin kryesisht nga Sali Berisha, nuk ishin kaq frikësuese, pasi ne e njihnim armikun tonë. Kurse kjo barbari prodhon më shumë frikë dhe pasiguri se çdo rast tjetër, pasi autori i saj nuk është më një emër, por një fenomen. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë