Mero Baze: Poshtërimi i Ilir Metajt nga Berisha

Mero Baze: Poshtërimi i Ilir Metajt nga Berisha

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Sali Berisha i dha leksionin e parë të hidhur Ilir Metës, për ti treguar se nuk vlen për të udhëhequr opozitën. Edhe ata pak vetë që ishin mbledhur midis plehrave të Sharrës dhe varrezave, ishin një grusht rojesh dhe rrogëtarësh opozitarë, por pa popullin e 2 marsit me vete. Leksioni i hidhur duket se i hoqi Ilir Metajt, jo vetëm të ardhmen, por dhe të shkuarën fals të tij, pasi tregoi se kush ja mbushi sheshin më 2 mars gati dy vite më parë, kur ishte në hall.

Por a duhej ta poshtëronte vërtet Sali Berisha, Ilir Metën?

Duke qenë një protestë e thirrur për të dëshmuar rëndësinë e Ilir Metës në opozitë, pa u konsultuar me Berishën, në fakt Berisha ka respektuar formalisht qëllimin e protestës. Ai i ka dëshmuar Metajt se sa vlen.

Por ky është një leksion i gabuar i Berishës, i cili ka për ta shoqëruar gjatë në rrugëtimin opozitar me Ilir Metaj. Me këtë hap ai e ka poshtëruar, por nuk e ka nënshtruar Ilir Metën, i ka treguar që është i vogël dhe i pafuqishëm për t’i treguar pazarin, por nuk e ka zhdukur si problem. Do ta ketë aty deri në fund, më shumë si problem, se sa si aleat.

Vendimi i Berishës tregon nga ana tjetër, se ai nuk po udhëheq opozitën si një lider që kërkon ta bashkojë atë dhe ta çojë në fitore, por si dikush që do të tregohet i fortë jo vetëm me pushtetin, por dhe me opozitën. Madje dhe në fjalën e Mond Spahos, më shumë kishte vrer për pjesën e PD që nuk i nënshtrohet Berishës, se sa për qeverinë.

Braktisja e protestës së Metaj, është një sinjal dëshpërues për unitetin e opozitës në këtë vjeshtë, e cila ka gjasa të jetë më shumë reaksionare se sa revolucionare, siç e kanë paralajmëruar. Dhe Sali Berisha është i qartë për këtë efekt. Por nuk është i shqetësuar.

Atij i duhet që shumica e opozitës të jetë me të, as me Ilir Metaj, as me Lulzim Bashën, as me dikë tjetër. Ai shpreson të jetë i rëndësishëm si pengmarrës. Dhe duhet t’ia njohim këtë meritë.

Të gjithë ata që i janë bashkuar në vite me shpresë se ai i mbron dhe udhëheq, tani duhet të kuptojnë se atij i duhen për ta mbrojtur atë vet. Kjo e shndërron atë nga shpresëdhënës të madh, në pengmarrës të madh.

Dhe popullin e 2 marsit nuk ja lejoi Ilir Metajt ta përdorte pa leje. Madje as LSI nuk dukej. Vetëm disa njerëz të vdekur politikisht dhe disa plehra rrugësh nga ata të PD, i vuri në dispozicion. Ndoshta ngaqë dhe vendi ishte mes varrezave dhe plehrave.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit