Mero Baze: Protesta bashkoi në një, Berishën me LSI

Mero Baze: Protesta bashkoi në një, Berishën me LSI

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Dështimi i Sali Berishës në protestën e 8 Janarit, kishte dhe anën e saj pozitive. Protesta ishte një dëshmi e bashkimit të LSI me Sali Berishën, në shumë aspekte.

Së pari ishte në motiv. Protesta nisi me një deklaratë të pazakonte të Sali Berishës i cili shantazhoi në distancë një anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, për ti kujtuar asaj të ketë kujdes me gjyqin për shkarkimin e Ilir Metës që mbahet këtë muaj.

Edhe pse në duke jashtë kontekstit, Berisha duke dalur nga shtëpia e tij drejt selisë së PD, duke komentuar “seriozisht”, një deklaratë të Spartak Brahos rreth mundësisë së “vrasjes” së Enkelejd Alibej gjatë protestës, tha se ky është sinjal për zonjën Alibej në Gjykatën  Kushtetuese.

Përmendja e emrit të një gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese, pa e pyetur askush, por vetëm për ti kujtuar asaj se me kë ka të bëj në rast se voton kundër Ilir Metës, është shantazhi i parë publik që i bëhet Gjykatës nga Sali Berisha për rastin Meta.

Dhe si për ta mbyllur sërish protestën me Gjykatën Kushtetuese, pas saj, ndërsa po fliste para Komitetit Rithemelues në Rogner, citoi gjatë burrin e një anëtareje tjetër të Gjykatës Kushtetuese për pikëpamjet e tij rreth protestës.

Pra e  hapi dhe mbylli protestën duke u marrë me burrat e grave të Gjykatës Kushtetuese, njërin duke e shantazhuar e tjetrin duke e lavdëruar. Lavdërimi i të dytit nuk ka lidhje me punën si gazetarë në televizionin e të birit se për atë e paguan nga lekët e shtëpisë, por ka lidhje pikërisht me diferencën që duhet të bëtë në këtë rast me Alibejn të cilin praktikisht e shantazhi publikisht.,

E parë kështu dukej se protesta nisi e mbaroi me kokë nga Gjykata Kushtetuese.

Së dyti Bashkimi i LSI me Berishën ishte dh enë njerëz. “Heroi” kryesor me vare në dorë që çau derën e blinduar për 30 minuta ishte një militantë i LSI. Dhe jo vetëm ai. Ai ishte më luftaraku. Por pjesa më agresive e protestës edhe pse ishte pakicë, i përkiste LSI. Pra LSI dhe Berisha kishin bashkuar dje njerëzit për luftë. Vërtet ishin pak, por ishin me zemër krah njëri tjetrit.

Së treti bashkimi u vulos nga deklarata e Ilir Metës ndaj protestës, i cili fliste për legjitimitetin e “protestës paqësore” dhe shmangien e provokimeve, a thua se Sali Berisha po protestonte me lule dhe Lulzim Basha po i hidhte kova me zift nga bedenat e kalasë si Vrana Konti.

Dhe si per ta vulosur këtë bashkim të shenjt, pas humbjes së betejës për marrjen e selisë, gjithë LSI ka bërë deklarata publike kundër Bashës, sikur të jenë anëtarë të Komitetit Rithemlues të PD së Berishës.

Pra bashkimi i tyre në një të vetme ishte shumë i natyrshëm, pa sforco dhe me një motiv shumë të fort, për të qenë bashkë si opozita legjitime e vendit.

Dhe gjithçka u duk qart kur protesta nisi me shantazhin e Berishës duke përmendur emrin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese tek e cila me sa duke nuk kanë më besim.

Dhjet vite më parë kur Ilir Meta ishte në hall në Gjykatë të Lart, Berisha  e kishte më lehtë. Ai shkonte për dark tek shtëpia e tij një ditë para gjyqit dhe pastaj avokatët dërgonin mesazhet tek Gjykata se çfarë u tha në dark për ta. Tani nuk e ka atë shans. Tani nis protestën për të pushtuar selinë dhe mendjen e ka prap tek gjykata, duke u cuar  fjalë publikisht burrave të grave gjyqtare. Dhe kaq mjaftoi pastaj që LSI të hidhej në flak për Berishën para selisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 10/01/2022 08:58

    Ky eshte binomi shkaterrues i politikes shqiptare.Kete "herojt e 1990" qe e "çliruan-shkateruan e vodhen dhe e vrane" Shqiperine nga çlirimi.

    Përgjigju
  • Tosi: 10/01/2022 06:17

    Dhe nga ana tjeter bashkoi Ramen me Bashen! Te dyja keto "cifte" qe gazetari legjende Mero shkruan vetem per nje, kane te njejten jo surrat por ere: njera m.t e tjeta k.k!

    Përgjigju
    • karadakliu: 10/01/2022 09:01

      A degjove Ramen,"Asnje konsiderate nuk e kam as per Salihun e as per Bashen". Por, "Nuk jemi armiq,jemi rival politike"

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë