Mero Baze: Pse fenomeni 'McGonigal', tani është më i rrezikshëm për Berishën

Mero Baze: Pse fenomeni 'McGonigal', tani është më i rrezikshëm për Berishën

Sali Berisha

Sali Berisha ka filluar të shpjegojë fatkeqësitë e tij dhe opozitës me “fenomenin McGonigal”. Po përpiqet të ngrejë një mit për të, për të shpjeguar gjithë dështimet e tij. Më parë pati shpikur SOROS, pastaj gjithë ambasadorët amerikanë me radhë, dhe tani duket sikur ka gjetur shpëtimtarin e ri. 

Marrëveshja e McGonigalit, me Prokurorinë amerikane është problem I tij dhe gjykata në SHBA njeh marrëveshjet dhe gjyqet e mbyllura si një praktikë që lidhet jo vetëm me ish zyrtar të rëndësishëm por dhe të tjerë që duan të bashkëpunojnë me drejtësinë.  Këmbëngulja e Berishës që ky gjyq tani të transferohet në Tiranë, është debat juridik I mbyllur për palën amerikane.  

Por pala shqiptare ka një precedent të tmerrshëm në këtë drejtim, për të cilën në fakt I ka borxh shoqërisë shqiptare, për shkak të Berishës.  

Bëhet fjalë për një gjyq në SHBA që nuk është mbyllur me marrëveshje por është zhvilluar në seancë të hapur dhe ku dy të akuzuarit kanë bërë deri katër vite burg. Bëhet fjalë për dy biznesmenët amerikanë që fituan kontratën e blerjes së fishekëve në Gërdec, dhe ku në paketimin e tyre u përfshi me dhunë  djali I Sali Berishës me bandën e tij, gjë që shkaktoi dhe vdekjen e Kosta Trebickës. 

Në SHBA dy biznesmenët u dënuan. Diveroli dhe partneri I tij bënë burg për atë që ndodhi në Shqipëri, dhe ekzistojnë provat që ai përflet djalin e Sali Berishës si shantazhues ndaj tij, duke e përshkruar si “sypeshkaqeni”. 
Gazeta e famshme New York Times shkroi për këtë artikullin ndoshta më të gjatë të historisë së saj me 11 autorë dhe Sali Berisha e quajti letër higjienike. 

Drejtësia shqiptare e kishte detyrë të hapte krahas hetimit për shpërthimin në Gërdec dhe hetimin për skandalin e shitjes së fishekëve kinez në Afganistan dhe përfshirjen e dhunshme të bandës së djalit të Sali Berishës në këtë histori. Mund ta bënte këtë dhe pa u hapur çështja në SHBA. Nuk e bëri nga diktati i atëhershëm i Berishës mbi drejtësinë. 

Por skandali është se çështja u hap në SHBA, ortakët në biznes të djalit të Sali Berishës u dënuan, dhe këtu akoma nuk është hapur kjo çështje.

Bëhet fjalë për një çështje që nuk është mbyllur me marrëveshje në SHBA, por me gjykim të hapur dhe procedurë të rregullt. 

Ky precedent I McGonigalit që kërkon Sali Berisha është luks I madh, pasi është çështje e mbyllur me marrëveshje.  

Por le të hapet dhe kjo nëse I duhet Berishës, por më parë duhet të hapet çështja e djalit të tij pasi I janë dënuar ortakët në SHBA, madje janë bërë të famshëm  pasi për ta është bërë dhe film dhe libër, ku djali I Sali Berishës ka rolin e mafiozit kryesor.  

Tentoi ta hidhte në gjyq autorin e librit dhe filmit dhe e humbi gjyqin në dy gjykata amerikane, duke legjitimuar kështu gjithë faktet që ata kanë shkruar për të. Do të mjaftonin madje dy vendimet humbëse ndaj Shkëlzen Berishës në SHBA për t'iu hapur gjyqi në Shqipëri. 

E kemi parë që ai shpeshherë përpiqet të ngatërroj implikimin e tij tek çështja e Gërdecit ku ka demontuar fishekë, me implikimin e tij tek çështja e sekserit të fishekëve kinez duke I ripaketuar.  

Janë dy çështje të ndryshme dhe të dyja vepra penale. Tek e para ka vrarë 26 vet, për tu bërë milioner me fishekët e shtetit shqiptar. Tek e dyta ka vrarë vetëm Kosta Trebickën dhe ka marrë më qafë dy biznesmenë amerikanë që kanë bërë burg, kurse vet nuk I ka hyrë gjemb në këmbë. 

Ndaj nëse ka njeri që dëmtohet  tamam nga ajo  çfarë kërkon Berisha për McGonigalin është vetë Shkëlzen Berisha. Është mirë që Berisha të këmbngul në këtë drejtim, se ndonjëherë budallai në vend të vërë vetullat, nxjerrë sytë. Dhe SPAKU duhet t'ia respektoj këtë dëshirë. 

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kumja: 27/09/2023 20:59

    Ky te shkrin fare sa mundohet ti serviloser kryedallkaukut. Nuk ka lidhje, thote, McGonigal dhe SHBA me kryedallkaukun dhe Shqiperine!?!? Pike zeze me injorancen dhe qe emerohet me arrogance. Pp ai boti pranoi fajesine, qe kishte kryer sa ishte akuzuar federalisht. Krime te cilat i kishte kryer edhe ne Shqiperi, duke marre pagesa te paligjshme nga kryedallkauku per te kryer pune prape te paligjshme!!! Gerdeci?! Ta qeroje nje sahat e me pare SPAK apo GJPAK Berishen me gjithe fare e fis - por kjo nuk e shuan apo justifikon mosndershkueshmerine e kryedallkaukut porosites se fajtorit McGonigal!!

    Përgjigju
  • Ledina: 27/09/2023 20:49

    MIre eshte qe te hapet gjyqi i Shkelzen Berishes nga SPAK, si dhe rryshfeti i dhene te arrestuarit McGonigal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)