Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit

Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit

Partia Demokratike

Pas shpalljes së zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë, Partia Demokratike e Sali Berishës është hedhur në sulm ndaj presidentit të Republikës dhe KQZ, që ka shpallur të pavlefshëm mandatin e Belerit dhe ka caktuar datën për zgjedhjet e reja.

Normalisht PD duhet ta përshëndeste e para këtë vendim. Dhe ka shumë arsye.

Krye arsyeja është se ata tani kanë marrë vulën dhe logon e PD dhe thonë që janë të bashkuar më shumë se kurrë.

Greqia po ashtu është më e bashkuar se kurrë rreth Belerit.

Duke qenë se PD është minorancë në Bashkinë e Himarës, ajo duke llogaritur votuesit e importuar nga Greqia duhet të gëzojë pasi ka shansin të ndjehet e sigurt me ndihmë e Greqisë.

Shqetësimi i PD nxjerr zbuluar faktin që ata ndjehen të pafuqishëm dhe të paaftë për të konkurruar, edhe pse realisht ajo nuk është gara e tyre, dhe nëse fitojnë, dhe nëse humbasin.

Edhe më i pagëlltitshëm është diskursi i debatit nëse ka vjedhur vota Beleri apo jo në zgjedhjet në Himarë.

E vërteta e hidhur është se Beleri është dënuar se është kapur duke blerë 10 vota, që nuk janë asgjë.

Ajo që e dinë të gjithë dhe është realiteti i hidhur, është se të gjitha votat e PBDNJ në Himarë janë të blera por jo nga Beleri, por nga ata që janë pas Belerit. Gjithë votuesit që vijnë me autobusa nga Greqia të organizuar për të votuar janë praktikisht vota të parablera, pasi u paguhet udhëtimi, vota, dhe janë nën kontroll nga sponsorët e blerjes së votave. Ato janë zgjedhjet ndoshta të vetme në botë ku çdo votë paguhet pasi janë votues të importuar jo me shpenzimet e tyre. Dhe kjo praktikë në Shqipëri duhet të marrë fund.

Për hir të së vërtetës këtë e bën dhe PS, dhe PD, duke paguar disa emigrantë të vijnë të votojnë sa herë ka zgjedhje, dhe ajo është blerje vote që duhet hetuar. 

Për PS dhe PD, ato vota janë 0,5 e votës në qarkun ku votojnë, kurse në rastin e Himarës janë 100 për 100 të votave të parablera, pasi janë votues që vijnë nga Greqia të organizuar dhe paguar.

Në këtë aspekt dënimi i Belerit është simbolik dhe ai është dënuar si ai “kali që zihet në lëmë” dhe e vënë të shijë grurin, por në fakt votat për të i blen tjetërkush, jo ai vet. Ai thjesht ka dash të japë dhe ai vet një kontribut të vogël.

Kështu që debati për vjedhjen e votave në Himarë është i turpshëm kur rrotullohet rreth 10 votave që u kap Beleri. Votat në Himarë blihen në sytë e gjithë shqiptarëve para se të nisë votimi.

Ata vijnë me autobusa, votojnë, këndojnë atë këngën për Spiro Milon dhe ikin.

Kështu që nuk është debat a blihen a jo votat në Himarë nga PBDNJ, por është debat a fiton dot PBDNJ dhe Berisha me votat e blera nga Greqia për llogari të tyre.

Paniku i PD sot ngre shumë dyshime. Unë mendoj se Greqia do mobilizohet më shumë se Berisha më 4 gusht dhe ai ndoshta s’ka nevojë ta nisë me kaq frikë e mallkime fushatën. Ai është pakicë e pakicës në Himarë.

Por të paktën të gëzojë që po hynë në fushatë me vule dhe logo. Të paktën të mos thotë më humba prej Lulzim Bashës, nëse humbet. Dhe të mos flasë më për vjedhje votash në një proces ku votat parablihen në sytë e të gjithëve./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat