Shpërthimi i Ilir Meta/Metaj ndaj Autoritetit të Dosjeve është diçka që pritej. U përpoq për gati dy muaj ta ruajë qetësinë, me shpresë se nuk do të shkohej drejt iniciativës ligjore. Shpresoi që PD e Bashës, do të përmbahej dhe nuk do bëhej palë me PS të kërkonte thellimin e kërkimit për ish- bashkëpunëtorët e Sigurimit, edhe pse kanë marrë dëshmitë e dy komisioneve të politizuara, siç ishte “Komisioni Mezini” dhe “Komisioni Bezhani”.
Pas dy muajsh taktikash të lodhura, pasi dërgoi viktimën e tij të merrte dosjen të sqarohej, pasi manipuloi dosjen që mori duke publikuar copëza të nxjerra nga konteksti, për të krijuar idenë e manipulimit, më në fund e pa që asgjë nuk funksionoi.
Një ditë pasi Parlamenti vendosi të fusë në rend të ditës ligjin që i jep fund ilegalitetit të tij si spiun i Sigurimit të Shtetit, ai shpërtheu kundër Autoritetit të Dosjeve, duke i quajtur anëtarët e Bordit “fëlliqësira”.
Kaq i mbajtën nervat. Gjatë këtyre muajve u përpoq të fuste në lojë Berishën, duke hapur fjalë që ai e ka shitur tek Edi Rama dhe Erion Veliaj, me shpresë që ai do prekej në sedër e do t’i dilte zot. Ai në fakt u angazhua publikisht ta mbrojë, por me malinjitet. U përpoq ta mbrojë me parimin që “spiun është, por është spiuni ynë”.
U përpoq po ashtu të shkatërronte aksionin opozitar, duke e ndarë aksionin e tij nga Berisha, për t’i detyruar të gjithë, që ose ta mbronin këtë, ose s'do kishin bashkëpunim, por as kjo nuk funksionoi.
Tani ai është hedhur në sulm verbal dhe në një fushatë fyerjesh dhe dhunimi publik ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Reagimi i tyre se do ta padisin për shpifje është një reagim shumë etik. Ilir Meta nuk e ka problem se dënohet 2 milion lekë për shpifje. Ai e ka problemin me dosjen dhe relativizmin e së vërtetës së saj.
Ndaj Autoriteti i Dosjeve duhet të marrë një vendim që t’i shërbejë transparencës me publikun dhe të ballafaqojë Ilir Meta/Metaj me të vërtetën.
Ata duhet t’i japin shtypit dosjen e plotë ku shfaqet dëshmitari Ilir Meta/Metaj, që me teknikë operative ka dëshmuar për tentim arratisjen e Filip Talos. Nuk ka më asnjë kod që e ruan atë dosje sekret.
Vetë Ilir Meta/Metaj ka bërë publike faqe të cunguara nga ajo dosje, duke tentuar të bëjë politikë me të. Në këto kushte Autoriteti nuk ka pse merret me gjyqe me Ilir Meta/Metaj, por të mbrojë të vërtetën e deformuar prej tij, duke i publikuar gjithë dosjen.
Pastaj njerëzit e gjykojnë vet kush është “fëlliqësira”.
Asht Ilir Metmuti hajduti….
Përgjigju