Mero Baze publikon videon dhe i drejtohet Metës: S’ka akuzuar njeri Ramazanin, por ty që vishesh me kapuç dhe pret ferrave njerëz

Mero Baze publikon videon dhe i drejtohet Metës: S’ka akuzuar njeri Ramazanin, por ty që vishesh me kapuç dhe pret ferrave njerëz

Pjesë nga videoja e publikuar nga Mero Baze

Gazetari Mero Baze, ka publikuar një video të re të presidentit, Ilir Meta pasi deklaroi se nuk ishin të vërteta lajmet akuzuese se është takuar me subjekte të OFL-së dhe persona të shpallur në kërkim në Lalz.

Në videon e publikuar shfaqet presidenti Meta dhe dy persona të tjerë.

Përmes rrjetit të tij social Facebook Baze i kërkon Metës të qetësohet.

“Ramazanit po ja ke marr tokën ktheja”, shkruan Baze duke shtuar se askush nuk akuzon Ramazanin por atë që vishet me kapuç dhe pret njerëzit nëpër ferra dhe i premton çlirimin nga drejtësia nëse angazhohen në fushatë.

“Thellohu pak më shumë. Këtu jeni 3 vetë. Lere Ramazanin në hall të vet.”, shkruan gazetari.

Në konferencën për shtyp sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë me një qytetar, Ramazan Topuzin, personi i cili shfaqet sipas Metës në videon për të cilën ai është akuzuar se fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL. Meta tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS.

 

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja