Mero Baze: Rithemelimi i 8 Dhjetorit, sipas ‘Foltores’

Mero Baze: Rithemelimi i 8 Dhjetorit, sipas ‘Foltores’

Ish kryeministri, Sali Berisha

Lajmi i parë që dëgjova sot ishte se Forumi Rinor i “Foltores” kishte mbajtur një minutë zi për Sokol Olldashin. S'di pse zgjodhën 8 Dhjetorin për ta rehabilituar Sokol Olldashin, se mund të kishin zgjedhur plot data që kanë të bëjnë me kontributin e tij në PD, por kjo nuk ka shumë rëndësi. E kujtuan edhe Azem Hajdarin bashkë me të. 

Mjafton të shikosh vetëm 8 vitet e fundit se si ka qenë kurba e respektit për këta dy politikanë që mungojnë fizkisht prej vitesh për të kuptuar se çdo të thotë të biesh në dorë të Sali Berishës edhe si i vdekur.

Pas vdekjes Sokol Olldashi thuajse u deklasua si figurë politike në PD, dhe vet Sali Berisha udhëhoqi linçimin e atyre që filluan të identifikoheshin me të. Ai nuk u përmend kurrë si pjesë e historisë së PD, dhe as u bë ndonjë gjest nderimi për të qoftë dhe formalisht. Madje shumë njerëz të Berishës kanë qenë në vijë të parë për të denigruar dhe vdekjen e tij.

I vetmi moment “dhembshurie” për Sokol Olldashin, u shfaq kur “besëpreri” Lulzim Basha, përjashtoi Sali Berishën nga Grupi parlamentar i PD, pasi u dizajnua nga SHBA si minues i demokracisë dhe i akuzuar për korrupsion madhor familjarisht.

Në fushatën kundër Lulzim Bashës, Sali Berishës i duhej të ringjallte Sokol Olldashin, të cilin politikisht e kishte varrosur me duart e veta dhe kishte demonstruar dhe urrejtje pas vdekjes së tij fizike.

Brenda vitit ai filloi të thoshte broçkulla se pse humbi Olldashi e fitoi Basha më 2013, dhe më tej akoma ta konsideronte këtë një tragjedi të madhe për PD.

Pak a shumë e njëjta diagram sjellje si me Azem Hajdarin, të cilin nga armik të përbertuar dhe të përjashtuar nga PD si “bashkëpunëtorë sigurimi” dhe armik i PD, sipas nevojave në vitet në vazhdim herë e nderonte, herë e harronte. Akoma më dramatike u bë situata pas vitit 2019, kur e bija e Azem Hajdarit refuzoi të dorëzonte mandatin, duke ndërhyrë në familjen e tij dhe duke ndarë vëllain nga motra, pro dhe kundër tij. Si Enver Hoxha.

Azem Hajdari i vdekur natyrisht nuk kishte fuqi ta ndalte këtë poshtërim të jetës së tij nga një varrmihës si Sali Berisha.

Filozofia e tij për të përdorur të vdekurit dhe pasardhësit e tyre, e bën atë babin e nekropolitikës në Shqipëri . Rithemelimi i PD prej tij, me sa duket ka lindur nevojën të rithemelojë gjithçka, edhe 8 Dhjetorin edhe Azem Hajdarin edhe Sokol Oldashin...

Në ditë të tilla si 8 Dhjetori, kjo gjë dhemb dhe më shumë, pasi përdor vëmendjen ndaj një dite që shënon lindjen e demokracisë, për të vulosur gënjeshtrat e tij në këtë histori. Natyrisht Sokol Olldashi meriton të respektohet nga PD dhe Forumi Rinor, por meriton të respektohet për punën e tij dhe jetën e tij dhe jo për hallet e Sali Berishës. Për hallet e Sali Berishës mund të rishkruhen apo përshtaten libra, ose të deformohet historia përkohësisht, por jo të përdoren të vdekur të cilët janë poshtëruar prej ti për së gjalli. 

Tani ata nuk kanë fuqi të mbrojnë vetveten nga Sali Berisha siç mund ta bënin po të ishin gjallë. Ndaj këta që po i keqpërdorin duhet të dinë se ka plot të vdekur si ata të dy, që janë gjallë politikisht dhe plot të gjallë si Sali Berisha që kanë nevojë për të vdekur të tillë për tu ringjallur.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleks: 08/12/2022 23:54

    Shume artikull i goditur. Madje te hiqet nga historia Saliu. Vetem Edi Rama ka qene pe verteti ne ngjarjet e dhjetorit. Por na ishin mbyllur syte. Tani qe na u hapen pame se si qe nga antikiteti Rama paakesh qene e drejta dhe e verteta.

    Përgjigju
  • Thomas: 08/12/2022 23:48

    Une nuk kuptoj dicka ! Si mund te thon disa per kete shushunj , ish kryeminister ,apo disa shkojn dhe me tej ,kur populli vritesh kishte gjak ai behesh president e thon ish president .o shoku ,me ckam par kaq koh ,nje pjes oridiner njerez pa shkoll I shkojn nga mbrapa , madje nje pjes anafalbetesh thon s na solli demokracin ,se skan cfar thon tjeter , ngrihuni o gazetar ,o analist nese e doni veten ,familjen ,miqet ,shoket ,te afermit ,shqiperin. Inestigoni dhe shruani ,nje dit do fitojm te gjith ,nese beni gjen e duhur te zhdukim kete far te keqe qe na shkaterroi ,na Mori pronat na Mori parat ,na vrau . Asgje nuk harrohet per cdo njeri qe e ka ndierr ne kurriz te vet .my name is vendetta.ju rekomandoj ta shikoni kete filem ,se vertet ne sot jemi ne vitet 70 te italis

    Përgjigju
  • Thoma: 08/12/2022 23:33

    O baze ,ti e ke biznes (Pune) te shkruash jam dakort me ty .por ai e di se populli ha bar ? Shpresojn tek Europa te zhduken keto shushunja ,prandaj jemi si popull me pro European . Nese e mendoni veten vertet profesionist per te verteten ,gjeni nje zgjidhje te zhdukim nje here per gjithmon kete far te keqe kanialiste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton