Mero Baze: Seksi dhe Saliu

Mero Baze: Seksi dhe Saliu

Ish-kryeministri Sali Berisha

Pasi ka menduar gjatë se çfarë e ka shtyrë McGonigal “të tradhtoj” SHBA dhe çfarë e ka detyruar Edi Ramën të “tradhtoj” Shqipërinë, Sali Berisha ka arritur në përfundimin se këta dy maskarenj kanë tradhtuar vendet e tyre, sepse kanë tradhtuar gratë e tyre dhe kanë bërë orgji.

Ky “përfundim” gjenial e ka frymëzuar për të kaluar në fazën e dytë të revolucionit, në denoncimin hetimin dhe pastaj ndëshkimin për këtë që kanë bërë. 

Siç është në traditën e tij të vjetër, sa herë që imagjinon një "puç” shteti apo një tradhti seksuale, ai imagjinon dhe faktet që ka . 

Kur shpiku grushtin e shtetit më 21 Janar, imagjinonte sikur kishte gjetur çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm nga gjarpërinjtë e Mashkullores etj. Më kujtohet gëzimi i deputetit Dashnor Sula në komision kur Berisha po numëronte këto faktet dhe i tha gjithë përgjërim:- Doktor na i sill këto fakte se pastaj e dimë ne çfarë bëjmë.

-Jooo i tha . Këto fakte i di gjithë Shqipëria por është detyra e këtij Komisioni të nderuar ti gjej.

Kështu i ka dhe këto faktet e orgjive dhe videove. Pasi ka arritur në përfundimin se në themel të skandalit McGonigal është seksi dhe se Edi Rama përmes orgjive ka korruptuar SHBA, ai tani ka krijuar në kokën e vet dhe skenat seksuale që mund të kenë ndodhur. 

Tani mendoni një komision të ri hetimor parlamentar për këtë çështje, dhe Berishën para Komisionit, që do pyetet për këto videot që ai ka parë dhe cili është momenti në këto videot seksuale, ku kuptohet qartë që McGonigal ka tradhtuar SHBA. Tek femra e parë ka rezistuar dhe nuk është dorëzuar, tek e dyta ka filluar thyhet dhe shan SHBA, tek e treta thotë “Fuck USA”. Në sfond është Edi Rama lakuriq, që filmon skenën dhe pas orgjisë i thotë, “tani ose do bësh çfarë të them unë, o i dhashë videot Saliut”.

Dhe me siguri Albana që do pyesë: A do ti ketë ky Komision i nderuar Doktor këto videot? Dhe përgjigjia e Berishës që këto video është detyrë e këtij Komisioni të nderuar ti gjej.

Faleminderit Sali që na paralajmërove që “do ngrihej populli” dhe në mendje kishe diçka tjetër që nuk të ngrihet prej kohësh. Dhe ky është problem serioz për një burrë, por nuk është turp për një burrë të moshës tënde. 

Mos i trego frustrimet e tua seksuale në publik, se mosha bën të vetën e pleqërisë nuk i dihet si të vjen. Ja ty të ka ardhur me plot pendesa që nuk ke pasur seks gjatë jetës dhe tani gjithë përfytyrimet për armiqtë e tu, i ke duke bërë orgji dhe këtë e quan një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit. 

Dhe nuk është vetëm faji jot. Në këto raste është përgjegjësi e fëmijëve ta mbajnë babin brenda dhe të mos e lënë të bëhet gazi i botës duke treguar rrugëve ato që shikon në ëndërr për seksin. Nusja e djalit së paku që është më mëndjehapur në këto punë, mund të të shpjegoj se nuk është krim seksi. Tradhtia seksuale ndëshkohet nga gruaja ose burri që tradhtohet, por nuk ndëshkohet nga ligji penal. 

Aq më tepër që në gjithë këtë aksion, personazhi mbi të cilin je mbështetur është thjesht një dashnore e dëshpëruar, që ai McGonigal e ka gënjyer se do ndahej nga gruaja. Tani ose je në aleancë me dashnoret ose me gratë dhe burrat e tradhtuar në këtë histori . 

Po me sa duket ata të shtëpisë mendojnë se ti duhesh lënë rrugëve derisa të vdesësh që ata të bëjnë ndonjë lek. Nuk u hyn në punë që bëhesh gazi i botës. Dhe këtu ska faj nusja e djalit, derisa vajza dhe djali janë të kënaqur që të shohin rrugëve. 

Nuk kam ndonjë recetë se si të qetësohesh, po je kujtuar pak vonë për këtë punë. Por meqë e ke shpallur si fazë e dytë e revolucionit, leja në dorë atyre vajzave të reja në PD dhe djemve të rinj, se ndoshta bëjnë diçka. Ti s'bën dot më gjë. Dhe nuk je fajtor që s'bën dot gjë, por pse nuk lë të tjerët të bëjnë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit