Mero Baze: Shantazhi i Berishës ndaj ambasadorëve, gënjeshtra e radhës, para zgjedhjeve

Mero Baze: Shantazhi i Berishës ndaj ambasadorëve, gënjeshtra e radhës, para zgjedhjeve

Sali Berisha

Dy ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri Yuri Kim dhe Alastair King-Smith, u bën sot sërish objekt sulmi nga Sali Berisha, për të justifikuar shpalljen e tij “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, para zgjedhjeve.

Ndryshe nga herët e tjera, pas më shumë se një viti e gjysmë i shpallur “non grata nga SHBA dhe rreth 8 muaj nga Britania e Madhe, Berishës i kanë skaduar “argumentet” e përdorura fillimisht për të gënjyer demokratët.  E para dhe më e famshmja e tij ishte “hedhja” në gjyq e Sekretarit Blinken në Francë. Për muaj të tërë ndërsa mbante “Foltoret” e tij, ai lajmëronte duke prodhuar lajme se “letra u nis”, “letra mbriti”, “letra u hap”, “letra u mbyll”, “letra u fut në dosje”, “dosja u fut në sirtar”, “sirtari do hapet nga gjykatësi” etj. Madje kishte intelektual të PD që e quanin këtë një gjetje gjeniale.

Tani pas një viti e gjysmë, të gjithë “demokratët zemërthyer” e kuptojnë se Doktori i gënjeu se i duheshin për luftë kundër SHBA. Më pas gjeti një amrik më të dobishëm siç ishte Lulzim Basha dhe e kaloi gjithë mllefin e SHBA tek ai, duke e shpallur atë agjent të SHBA dhe Edi Ramës, të cilët të dy së bashku kishin shpifur për Berishën në Uashington.

Ku ri ra bomba e dytë e Britanisë së Madhe, e cila dhe ja ka dokumentuar shoqëritë e tij me kriminelë në kërkim në Londër që i përdor për dhunë politike për të marrë PD me forcë, apo lidhjet e tij dhe vajzës së tij me serbo boshanjakun Damir Fazliç, u përpoq t'ia hidhte fajin ambasadorit britanik në Tiranë Alistair King-Smith, i cili kishte vetëm disa muaj që kish ardhur në Tiranë kur ky u shpall “non grata”.

Pasi të gjithë këto nuk i pinë ujë, tani ka hyrë në një fazë të re, duke i shantazhuar dy ambasadorët, si të blerë me “valixhe me miliona euro” nga qeveria e korruptuar e Tiranës për të cilat ka fakte që do ti bëj të ditura në një kohë tjetër. Mjafton kjo fyerje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, që ky njeri të jetë dhjetë breza pas në listën e tyre të zezë. Ti thuash SHBA dhe Britanisë që ambasadorët e tu i blen qeveria e një vendi si Shqipëria, është ti poshtërosh ato si shtete bastarde të korruptuara dhe të pa dinjitetshme.

Unë e kuptoj që dy ambasadorët kanë një kod etik dhe një kornizë diplomatike që nuk i lejon shteti i tyre të replikojnë me persona “non grata të dizajnuar si të korruptuar dhe minues të demokracisë. Por shteti shqiptar e ka për detyrë të ruaj dinjitetin tij kur dëgjon publikisht se “qeveria e koruptuar blenë ambasadorë me valixhe me miliona euro”. Deklaratën e kanë me zë dhe figurë nga Sali Berisha. Mund të nisin menjëherë hetim për këtë “skandal” dhe të thërrasin Sali Berishën, ti bastisin zyrën dhe shtëpinë, të gjejnë ku i ka faktet dhe të burgosin Edi Ramën dhe gjithë sërën e tij që ka korruptuar këta ambasadorë me miliona euro. Ose në mungesë të fakteve Sali Berishën. 

Kjo është e vetmja mënyrë që të ruhet dinjiteti i shtetit shqiptar, ose ti shkoj aty ku ka vendin një fundërrinë antiperëndimore në Tiranë. Çfarë faktesh pret Prokuroria që të thërras Sali Berishën ose si denoncues ose si shantazhues ndaj diplomatëve perëndimorë në Tiranë? Ai thotë kam fakte madje deri dhe për skandale seksuale të tyre. Ta thërras, ta bastis, ti sekuestroj çdo kompjuter dhe telefon dhe të nxjerr faktet ose ta fus aty ku e ka vendin.

Dinjiteti i shteteve të mëdha mike të Shqipërisë, nuk mund të nëpërkëmbet në Tiranë nga një person i dizajnuar si hajdut familjarisht, si minues i demokracisë dhe shantazhues i drejtësisë.  Ja ku po e shantazhon drejtësinë publikisht. Dhe nëse nuk kanë fakte të vjetra kanë deklaratën e sotme. Thjesht duhet ti shkojnë më 12 të natës në shtëpi dhe zyrë dhe ti marrin gjithçka bashkë me të dhe të zbulojnë të vërtetën e shantazhimit të tij e cila i duhet sa të kaloj hallin e radhës që ka me mungesën e kontrollit mbi PD. 

I duhet që ti mashtroj sërisht demokratët sa të eliminojë celulën antiberishë në opozitë që mbron në fakt dinjitetin e Perëndimit, jo vetëm në PD por dhe në Shqipëri. Dhe drejtësia jonë fatkeqësisht po bëhet palë me Sali Berishën , me mosveprimin e saj. Njësoj si policia që e këshillon që duhet të respektojmë miqtë evropianë. A thua se ai nuk e di Sali Berisha kush janë ata që po vijnë dhe duhet tia tregoj policia, që i lutet ti tregoj se ku do ta bëj rrëmujën. Akoma më qesharak se këta të drejtësisë.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndalni Napolin, kryesuesit e Serie A 3 gola në transfertë! Vëmendja te derbi Inter - Milan

VIDEO/ Ndalni Napolin, kryesuesit e Serie A 3 gola në transfertë! Vëmendja te derbi Inter - Milan