Mero Baze: Skandali i Kukësit ka kuptim të hetohet vetëm si shantazh

Mero Baze: Skandali i Kukësit ka kuptim të hetohet vetëm si shantazh

Safet Gjici dhe Alma K.

Në dëshmitë e para të dhëna në Gjykatën e Tiranës, rreth skandalit seksual në Bashkinë e Kukësit, duket qartë që protagonistja kryesore e skandalit, po përpiqet ta kanalizojë skandalin si raport intim me kryebashkiakun.

Vetë Gjici po përpiqet ta konsiderojë atë si dobësi njerëzore, duke përjashtuar çdo rrethanë të favorizimit të vajzës. Por në fakt historia është një rast i pastër i shantazhit duke përdorur skandalin seksual.

Ndaj prokuroria, por dhe gjykata, duhet ta trajtojnë këtë histori duke e zbardhur plotësisht si shantazh.

Vetëm kështu është i motivuar dhe mbajtja nën arrest e të dy protagonistëve kryesorë.

Vajza duhet të japë shpjegime të hollësishme pse e ka takuar Sali Berishën para dhe pas skandalit, për kë person i ka thënë ai të takohet në Kukës pas skandalit, përse tutori i saj në Kukës i ka thënë të shkojë t'ia dorëzojë videon Sali Berishës pas takimit dhe pse videoja u përcoll tek një emision investigativ me qëllim që të humbiste pista e shantazhit.

Pa zbardhur këto çështje nuk ka asnjë kuptim mbajtja e tyre në burg dhe hetimi i tyre. Nëse do të ishte thjesht marrëdhënie intime, nuk kanë pse mbahen në burg, se nuk jemi në Iran. Dënimin më të madh kryebashkiaku e ka marrë duke u larguar nga detyra.

Problemi është se nuk është thjesht një raport intim, por një inskenim për të shantazhuar kryebashkiakun për arsye politike dhe personale, të cilat duhet të hetohen dhe gjykohen.

Ky është i vetmi motiv që justifikon mbajtjen e tyre në burg. Në të kundërt duhet të nxirren menjëherë.

Shpresoj që SPAK i ka tani gjithë provat në duart, mjafton të shkarkojë mesazhet e telefonit të vajzës në fjalë me Sali Berishën dhe tutorin e saj në Kukës.

Ato mesazhe i kanë parë dhe të tjerë dhe mund të vënë në pozitë të vështirë prokurorin e çështjes, nëse konsideron që nuk i ka gjetur mesazhet. Madje ka dhe telefonata të regjistruara mes tutorit të saj dhe vajzës që e këshillon se çfarë duhet të bëjë me kasetën.

Për këtë arsye është mirë që hetimet të shkojnë deri në fund. Natyrisht duke pyetur dhe Sali Berishën, nga ku nis e mbaron kjo histori.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali/Meta: 27/06/2023 14:11

    Ti Adi si komentues ,as mos shaj dhe as mos ofendo të tjerët.Secili ka të drejtë të bëjë komentin e tij duke pasur respekt për mendimet e të tjetrit. Mos ndoshta përmendja e të "ndershmit" Sali Berisha të irriton ? SPAK do të bëj punën e vet. Një gjë është e sigurtë që Sali Berisha shumë shpejt do të vizitojë "klinikën " e SPAK dhe pa mëdyshje do të dale si "pacjent" burgor. I uroj një shërim të gjatë . Ps: Adi mos u mërzit për Salën kështu e ka kjo jetë.

    Përgjigju
  • Adi: 26/06/2023 20:21

    Mero Baze dhe ti qeros je sje pa mekate qen bir qeni dhe ti gjoba pa fund ke vene rolin e Almes ke luajtur sh kohe

    Përgjigju
    • Populli: 26/06/2023 21:36

      Shume e vertet Andi,madje te gjitha mediat jane bere si Alma(gjobvensa) vetemse kesaj te fundit i ra taksirati ti dale videoja e publik

  • Tarrasi: 26/06/2023 19:56

    Se vetem hamendesimi yt halucinante eshte Le ta denoncoje vete Gjici nese eshte i shantazhuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve