Mero Baze: Prokuroria ka hyrë Himarë si një elefant në dyqan qelqurinash

Mero Baze: Prokuroria ka hyrë Himarë si një elefant në dyqan qelqurinash

Fredi Beleri

Arrestimi i Fredi Belerit është një ngjarje më e rëndë se sa krimi i tij. Dhe është i tillë për shkak të ndjeshmërisë që duhet të kemi parasysh për një përfaqësues të pakicës greke në Shqipëri, edhe pse Beleri nuk është një përfaqësues i denjë i tyre. Por ne nuk mund t’ua zgjedhim atyre përfaquesuesit. Enver Hoxha ua pati zgjedh.

Shqipëria jo vetëm që e pranon minoritetin grek si pjesë natyrale të shoqërisë së saj, por ka dhe prirjen për një “diskriminim pozitiv” ndaj tij, për t’i dhënë edhe më shumë të drejta se kanë nevojë, për t’u ndjerë si në shtëpi të tyre.

Një nga diskriminimet pozitive të tyre është dhe fakti që ne kemi dy bashki të pakicës greke, Dropull dhe Finiq, jashtë kritereve sasiore që kanë bashkitë e tjera shqiptare, dhe Bashkinë e Himarës të përzier.

Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve, ngjall një debat të rrezikshëm në Shqipëri, lidhur me politikën penale dhe jo me veprën penale. 

Jam i qartë që Fredi Beleri blen vota. Do të isha po kaq i qartë edhe nëse nuk do ta kishin kapur me fakte. E kanë bërë historikisht këtë gjithë kandidatët e PBDNJ, madje për fat të keq e kanë bërë në emër të Greqisë, edhe pse mund të mos ketë qenë e vërtetë. 

Ka qenë një kohë që blinin gjithçka me viza në politikën shqiptare, dhe politikanët, dhe median. Si të tillë shumë nga figurat periferike që merren me politikë në pakicën greke në Shqiperi, janë të korruptuar në sistemin e të menduarit dhe të vepruarit në Shqipëri. Madje kanë qenë gjithmonë korruptues edhe të shqiptarëve 

Nuk jam për tolerimin e kësaj vepre penale, por meqë ai po blinte vota të martë, të mërkurë, të enjte, mund ta ndiqnin deri të dielën, se me siguri do të vazhdonte të thellohej në krim, dhe aty e kishin ditën e henë, mund ta arrestonin. Nuk ka pas ndërmend të arratiset.

Kështu së paku nuk do hidhnin në erë klimën parazgjedhore dhe nuk do përfshinin në një tension të panevojshëm dhe artificial Shqipërinë me Greqinë, në një çështje që edhe pse e kuptojnë, të dy palët janë në vështirësi pa ta pranuar siç është, pasi në të dy vendet ka zgjedhje dhe të dy qeveritë duhet të tregohen “patriote” para popullit të tyre.

Arrestimi dëshmon një linjë pavarësie të  Prokuroriisë , por kjo nuk do të thotë që të përdorësh pavarësinë për të hedhur në erë stabilitetin mes dy vendeve dhe klimën e shkëlqyer të raporteve mes shqiptarëve dhe grekëve. Të vendossh drejtësi nuk do të thotë vetëm të ndëshkosh, por të kujdesesh që vendimi të prodhojë drejtësi dhe paqe.

Fredi Beleri hajdut do ishte dhe të hënën, dhe mund të mos e arrestonin qysh të premte, aq më tepër pas një polemike politike tri ditore mes tij dhe kryeministrit, të cilën tani po përpiqen ta mbivendosin në mënyrë spekulative.

Tani që e arrestuan është mirë ta nxjerrin në ndjekje të lirë, pasi ndëshkimi nuk ka qëllim mbajtjen në burg, por dënimin për atë që ka bërë. Derisa gjykata të shprehet për fajësinë e tij, ai nuk ka pse qëndron në burg.

Veprimi i Prokurorisë së Vlorës është një akt ndoshta i drejtë ligjor, por Prokuroria  ka hyrë në këtë çështje si një elefant në një dyqan qelqurinash, dhe ka bërë më shumë dëm se sa drejtësi. Dhe e ka bërë këtë pa ju dashur askujt, përveç Fredi Belerit, të cilit tani dhe vjedhja e votës do t’i quhet heroizëm, pasi e ka bërë në një shtet tjetër, jo në Greqi. 

Ndaj tani drejtesia duhet t’i dalë zot asaj që ka bërë, duke dëshmuar se ka prova të forta që justifikojnë këtë dëm të madh që i ka bërë paqes publike me pakicën greke dhe vendin fqinj Greqinë. Ata duhet të jenë bindës në prova dhe në gjykim, ndryshe duhet të gjykohen dhe paragjykohen ata si provokatorë të këtij debati krejt të panevojshëm, duke na i shndërruar hajdutët, në heronj të rremë nacionalistë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 13/05/2023 07:58

    zhgenjyese eshte pak prej meros... dmth me pordhe ne zemer cdo gje qe bejme se mos I bie huduti greqires dhe I thote mamit ne BE... humbe pike mero

    Përgjigju
  • Luan Abazi: 13/05/2023 07:50

    Arrestimi ne flagrnce i Fredi Bejlerit,pavaresisht nga fakti se ka fakte apo jo,eshte i nxituar,pasi prish marredheniet me aq mundim te ngritura midis te dy vendeve miq.Gjykimi i zotit Mero Baze eshte i drejte.Fredi Bejleri, eshte ai qe eshte,nje njeri me precedente penale i akuzuar dhe per pjesemarrje ne sulm te armaqatosur ne vitin 1994 ne repartin ushtarak te Peshkepise,edhe per thirrje irredentiste me vone e i denuar per kete dhe i ka shpetuar ligjit disa here. Edhe tanio ka bere premtime per helenizimin e Himares e te jugut te shqiperise etj etj. Per te gjitha keto ne nje menyre apo ne nje tjeter politikane shqiptare e kane mbyllur nje sy me ne krye Berishen e Meten,te cilet dhe e kane kandiduar ate ne Himare,duke e njohur mire ate dhe synimet e tij,sepse atyre nuk u intereson integriteti i zgjedhjeve,pasi e dine se e kane te humbur davane,por u intereson krijimi e cenimi i zgjedhjeve.Dhe ky eshte rezultati.Prokuroria e coi ujin ne mullirin e Non Grates dhe te kandidatit per Non Grata!Blerja e votes nga Bejleri dhe nga te tjere si ai nuk eshte ndonje cudi ne praktiken shqiptare te bere realitet nga Berisha qysh ne vitin 1996 e deri me sot e te bere sport,hobby nga delinkuenti i partise se Lirise.Dhe Fredi Bejleri nuk eshte i pari qe e ben kete gje.Por,meqenese ka patur fakte e hetim ndaj tij,cfare do te ndryshonte qe arrestimi i tij,nese do te faktohej katerciperisht sic thuhet te behej pas te dieles?Do thote dikush qe prokuroria ka pavaresi etj etj. Dakort,dhe mire do te jete te kete pavaresi.Po perse kjo pavaresi e prokurorise apo e SPAKUT nuk u duk kur uzurpuesi i selise se PD-se ne janar sulmoi me Dash,leva,qysqy e vare seline e PD-se,qe ishte sulm i armatosur ndaj institucioneve politike te njohura me ligj,kur i madh e i vogel shihnin psh. dhe Salianjin me shkop bejsbolli Live ne mbrojtje te selise e qe sot i ben veri Non Grates? Dhe biles jo vetem nuk pati arrestime,por as thirrje te Berishes ne prokurori,megjithese prokurorja e Tiranes,Elisabeta Imeraj shkoi personalisht ne vendin e ngjarjes!!! Prokuroria e SPAKU tregon se eshte i pavarur kur vepron me te njejtin standart edhe ndaj atyre qe per 32 vjete bejne trimin duke iu kundervene ligjit dhe drejtesise me prototipet me imunitet politik sic jane te njohur Metaj e Berisha dhe jo duke hedhur ne ere marredheniet diplomatike midis dy vendeve dhe duke lozur me fatin e qindra mije shqiptareve qe rrojne ne Greqi prej vitit 1990 e deri me sot,sepse keshtu i tha mendja nje prokurori.Nuk do permbysej dynjaja per dy dite kohe!

    Përgjigju
  • Lexues: 13/05/2023 07:42

    Te prisnin deri te henen thote Ymeri qe te zgjidhej kryebashkiak me vota te vjedhura. Dihet qe te henen do bente note proteste Greqia: « leshoni kryebashkiakun grek te Himares » kurse KQZ do detyrohej te perseriste zgjedhjet ne Himare me parate e taksapaguesve shqiptare. Ndiqeni ne gjendje te lire thote Ymeri se paraburgimi eshte i keq. Por paraburgimi eshte shpikur pikerisht per raste si ky kur personi eshte kapur ne flagrance dhe rreziku i arratisjes jashte vendit eshte shume i madh (ka dy pasaporta dhe shteti grek e pret krahehapur).

    Përgjigju
  • Tutu: 13/05/2023 05:17

    Shume gabim Mero…ne jemi shtet sovran.. po qe se Greqia ve si gur besimi ne mardhiet ndershtetare plehra te tilla, atehere dhe shteti grek kjo kategori eshte, ne na intereson vendi yne, kush vjen ketu , tu bindet ligjeve te shtetit tone si cdo shqiptar, greket veprojne me standarte te dyfishta…

    Përgjigju
  • Dara: 12/05/2023 22:32

    Shikoni cfar foto Ka plehra pas shpine, jan fëlliqesira sikur ai vet

    Përgjigju
  • vironi: 12/05/2023 22:02

    Jo nuk eshte mendim i mire ky qe thoni ju Mero, po sikur ne Greqi te kapet nje emigrant qe blen vota cfar behet, ter jeten keta qelbesira do te durojme. Greket e ndyre gjithmon i kane futur turinjte ne punet e brendeshme te Shqiperise, e pame se cbene per kriminelin Kacifa.

    Përgjigju
  • Neri: 12/05/2023 20:49

    Mereme aman mos u shqeteso per qelqurinat e thyera,as per Belerat ,bederrat e derrbederrat. Psevna u prishka stabiliteti dhe paqa kur u arrestoka nje hajdut votash. A ke marre ndonje gje nen dore nga sherbimi i jashtem i ministrise greke te puneve te jashtme per ti dale ne mbrojtje Fredkes! Aman qetesohu se po te bien floket nga sikleti!

    Përgjigju
    • Don Joni: 12/05/2023 22:30

      Ose me mire barkderrat turiderrat bejlerat bajglerat grek

  • Eri: 12/05/2023 19:33

    Te gjithe qe mbeshtesin Greqine jane te korruptuar. Arrestimi i Bejlerit koincidoi me pezullimin e George Santos me kongresin per korrupsion. Edhe ai ishte pro-grek.

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/05/2023 18:15

    Tregon njè linjè pavarèsie tè SPAK? Epo, meqè e shkruan vetè kètè gjè, çfarè kèrkon pra me kèto gèrrvèrre kot, a thua se paska Ymeri pèr tè vendosur nèse SPAK ti bèjè arrestimet, tè enjten apo tè hènèn.!!! Krimineli arrestohet nè flagrancè. Mèsoje Ymer sepse koha e rrumpallès,,pèr fat pèr mua shqiptarin, PO MBARON.

    Përgjigju
    • Shefqet Çela: 12/05/2023 19:28

      Komentit tuaj nuk i heq asnjë presje, pooor duhen parë gjërat edhe nga pikpamja PRAGMATIKE. Mund të lihej horri i dyshes Berisha - Meta; qoftë edhe të "fitonte"; deri të hënën dhe ta gëzonte duke shkuar në hapsanë. Përsa i përket Himarës, do përsëriteshin zgjedhjet. Megjithatë, unë përshëndes nxehtësisht prokurorët që u treguan BUUURRRA dhe atdhetarë.

  • xhemal: 12/05/2023 18:15

    Mero belieri ndezi zjarrin e drejtesia ta linte te digjte gjithe vendin?mero llogjike e dobet..mardheniet nuk prishen fare..prit se eshe greket do qetesohen skane nga jà mbajne..hajduti u kap ne flagrance e duhej arrestuar qe krimi mos thellohej e gjendja te behej me e koklavitur..ju lumte policise se shtetit e prokurorise..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave