Mero Baze: Surpriza e vetme për Sali Berishën

Mero Baze: Surpriza e vetme për Sali Berishën

Sali Berisha

Sali Berisha ka pasur plot kohë të përgatitej për një konferencë shtypi si kjo e sotmja. Vet e pranoi se ka pasur tre vjet kohë që e priste këtë ditë. Shqipëria në fakt e pret prej vitesh.

Por dhe duke pat tre vite kohë të përgatitej, ai nuk ja doli dot të ruante dinjitetin e një ish- kryeministri që përballet me drejtësinë. Madje nuk bëri as përpjekje.

Thjesht i xhindosur, i panikosur dhe mbi të gjitha i çarmatosur nga argumentet ligjore për të mbrojtur një nga dhjetëra historitë e korrupsionit të familjes së tij, ai e nisi konferencën e shtypit me sulme ndaj Edi Ramës dhe gruas së tij, aq sa sikur ta hapje me vonesë TV, dukej sikur ishte arrestuar Edi Rama e jo ai familjarisht.

Por nuk pati surpriza.

Të gjithë e dinin që do të thoshte ato që tha. E dinim që do thoshte po më arreston Edi Rama dhe që gjyqet ndaj familjarëve të tij janë gjyqe politike. Madje e dinim që do thoshte që ai djali, vajza dhe gruaja nuk janë hajdutë, dhe se SHBA dhe Britania e Madhe thjeshtë kanë shpifur kur i kanë shpallur “non grata”.

Nuk prisnim të thoshte ndonjë gjë tjetër as për SPAK dhe as për gjykatën.

E dinim po ashtu që do thoshte se po arrestohej se nisi revolucionin në Kuvend duke i zënë karrigen Edi Ramës dhe se drejtësia tek ne merr vendime të urdhëruara nga Edi Rama.

Nuk surprizoi askënd me ato që tha. Çdo demokrat dhe çdo kundërshtar i Berishës e kishte parashikuar 100 për qind se çfarë do të thoshte. Madje më mirë seç i tha ai se dukej që kishte rrjedhur pak ndoshta nga tronditja.

Në vitin 2012 kur ishte në kulmin e pushtetit, pat bërë një mbledhje paranojake publike me grupin parlamentar dhe deklaroi se tre njerëz kishin dashur ta vrasin, Bamir Topi, Spartak Ngjela dhe unë.

Ju përgjigja me një shkrim “të qetësohej” se nuk kam pas ndërmend ta vras kurrë. I pata thënë: “Nuk do të vrasim. Do të mundim, do të gjykojmë dhe do të dënojmë”.

Sot jam pjesërisht i qetë për këtë premtim. Dhe jam i kënaqur që nuk e kanë futur në qeli, por e kanë lënë të lirë ta shikojë me sytë e vet, se si do të dorëzoj një nga një para drejtësisë dhëndrin, djalin, vajzën dhe gjithë ata që u kanë shërbyer.

Të vetmit që shkaktuan një surprizë sonte në mbrëmje ishin mbështetësit e supozuar të Berishës.

Drejtësia shqiptare ka 30 vjet që trembet nga ky njeri (përveç Ilir Metës), pasi ky i kërcënon me turma, me revolucione dhe shantazhe familjare.

Të gjithë kanë parasysh në mendjen e tyre se Sali Berisha nuk duhet të arrestohet se po u prek ai përmbyset dynjaja.

Në skenarët më apokaliptik, drejtësia jonë parasheh mijëra njerëz që vërshojnë rrugëve si ithtarët e Hamasit duke kërkuar lirinë për Berishën.

E patë sonte në mbrëmje.

Flamuri, Klevesi, Paloka dhe tre të tjerë e prisnin tek shkallët, dhe nuk dinin a të bënin si të mërzitur, si të trembur, apo si të fortë. Të tjerët ishin zhdukur.

 Dhe kjo, se të gjithë e kuptojnë, që nuk është puna se me Berishën nuk fiton dot. Ajo dhe durohet. Puna është se të presësh Berishën dhe të shfaqesh krah tij në ditën që kanalet e zeza të familjes së j shpërthejnë në publik, është mbi të gjitha poshtërim.

Fytyra e Berishës tregonte gjithçka. Priti pesë minuta brenda veturës me shpresë se do mblidhej dikush tjetër, po nuk erdhi. Atëherë ata dhjetë vetë bashkë me rojet, e duartrokitën që doli nga makina dhe hyri në seli, dhe ai pastaj tha ato që i dinim të gjitha.

Ajo që nuk dinte drejtësia dhe avokatët publik të tij ishte se për të nuk “e rruan’’ më njeri. Nuk do ta përdorja këtë shprehje vulgare sikur të mos ma kujtonte nusja e djalit të tij që në atë orë po postonte në Instagram një foto ku po rruhej me laser.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leone: 22/10/2023 08:17

    Te lumte dora dhe mendja Mero Baze.I ke thene te tera ashtu sic do i thoshte mbi 90 % e popullit tone qe ka 32 vjete qe pret ta shohe kete gangster politik dhe kriminel me kollaro te bardhe e deri dje me imunitet dhe i paprekshem perpara drejtesise.Tani qe nuk u fut ne burg ky super agjent i disa shebimeve te huaja pervec sigurimit te shtetit te djeshem ha diskutim,sepse nga njera ane eshte ajo qe thoni ju,por nga ana tjeter atij s'i ka ardhur keq jo kur ka urdheruar te burgosej dikush nga kundershtaret e tij,por as kur ka urdheruar per te vrare sic mund te radhisim Pashkon,Azemin,Olldashin,Remzi Hoxhen (qe nuk dihet se ku e kane hedhur) apo ata qe i dergonte ne te njejten klinike jashte shtetit gjoja per kurim dhe helmoheshin aty sic dihet e thuhet boterisht per Ali Spahiun,Zhulalin etj etj.Keshtuqe shqiptaret do te donin ta shihnin qofte dhe per disa dite apo per disa kohe ne qyngje kete bastard te lindur qe eshte stermbullari i fatkeqesise kombetare dhe i varferimit te ketij populli,te cilin e kane vjedhur Ky dhe mekembesit e "ushtaret e tij" me sa kane mundur dhe pa menduar se do vinte nje dite qe do e nxirrte cecua bicakun nga xhepi sic ndodhi dje.Te shpresojme qe te terheqe kemben zvarre dhe per spionin Meta-j,per Muniken e cocaines dhe jo vetem e te tjere pas tyre...Mbeshtetje te pakursyer per kreun e SPAKUT Altin Dumani,pa te cilin ngjarja e djeshme do te mbetej si enderrat ne sirtar,per prokuroret e ceshtjes Arben Kraja e Enkelejda Millonai si dhe per Irena Gjoken,qe fir,mosi urdherat e djeshem.Me ne fund filloi dhe drejtesia e re te marre seriozisht dhe te ece me mendimin e pergithshem te opinionit shoqeror qe ka 30 vjete qe e pret kete dite.Bravo qe u mposht me ne fund frika se do behej hataja po te prekej ky pizeveng i degjeneruar qe ne veze! Sa per Noken,Palok- arin apo ndonje lamash tjeter,sic thoni dhe ju nuk e "rruan" njeri ne kete vend se e dime se kush jane dhe aty e kane radhen dhe u urojme "suksese" ne vepren e tyre antikombetare!

    Përgjigju
  • Nardi: 22/10/2023 07:59

    Bravo Mero! demaskoje kete bandit me gjith familje, se eshte bo si Çaushesku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese

Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese