Mero Baze: Të Premten nuk do të ndodh asgjë e re

Mero Baze: Të Premten nuk do të ndodh asgjë e re

Sali Berisha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën sot paralajmërimet për një parlament ku nuk mund të jenë pjesë persona që gjenden në Listën e Zezë të qeverisë amerikane, duke nënkuptuar “qëndrestarin” e fundit të kësaj liste Sali Berisha, i cili refuzon presionin amerikan.

Në qendër të debatit publik është vendosur sjelljet e çuditshme te Lulzim Bashës, heshtja e tij ndaj këtij debati, “sëmundja” e babait apo vjehrrit për të mos marrë pjesë në mbledhje dhe mbi të gjitha faktet e bëra publike se ai ka shkelur një pakt me diplomatët amerikanë në Tiranë rreth kësaj çështje.

Në të vërtet shumica e debatit është e përqendruar tek fakti perse hesht Basha dhe jo pse po reziston Sali Berisha. Për këtë arsye të gjithë mendojnë se meqë e premtja do të vij, ai do të ketë një ditë që nuk ka nga t’ia mbaj.

E vërteta është se të Premte nuk do të ndodh asgjë e re. Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të jenë të dy në parlament, ambasadorja e SHBA në shenjë proteste do të mungoj në llozhën e parlamentit, ndoshta të njëjtën gjë do të bëj dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luljeta Bozdo do të hap parlamentin, Edi Rama do të marr mandatin e kryeministrit, dhe mezi do të pres ngritjen e Berishës në podium që ta akuzoj…

Natyrisht që do të ketë një reagim të fort të SHBA pas kësaj, do të ketë një izolim të Partisë Demokratike, do të ketë deklarata të zbehta të disa njerëzve brenda PD që do të vrasin mendjen si të shpëtojnë nga Berisha pa u lagur, por në PD nuk do të ndodh asgjë.

Lulzim Basha do të vazhdoj të jetë kryetari i saj, Sali Berisha do të vazhdoj të jetë tutori i saj, SHBA do të vazhdojnë të jenë kritikët e mëdhenj të saj, Edi Rama do të vazhdoj të jetë përfituesi i madh i saj dhe jeta do të vazhdojë.

Të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha do ta pësoj në fund prej kësaj gabojnë. Në fund Lulzim Basha do humbas zgjedhjet e radhës, dhe do t’u thotë të gjithëve natyrisht me zë të ulët, që e humbëm dhe këtë prej Doktorit. Por meqë atë nuk e heqim, tani demokratët duhet të mësohen të durojnë dhimbjet e humbjeve prej tij.

Kështu në finale të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha do të gjej ndonjë arsye se si të zboj Berishën që të fitoj, gabojnë. Ai e ka Berishën një arsye përse mund të rrijë kryetar, edhe pse nuk fiton dot.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë