Mero Baze: Urdhëdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Mero Baze: Urdhëdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Audioregjistrimi i 21 janarit

Filmimet e fundit rreth 21 Janarit që u dorëzuan në SPAK, tregojnë me zë dhe figurë, se si komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, jep urdhërin për të qëlluar mbi njerëzit duke u thirrur në emër gjithë vartësve të tij dhe duke ua bërë të qartë “Ky është urdhëri”!

Filmimet që duket se janë regjistrim i komunikimit me radio mes drejtuesve të Gardës, tani risjellin në skenë urdhërdhënësin e urdhëruar, Ndrea Prendi. Ai jep urdhërin për vrasje, duke shpjeguar se ky është urdhri që ka marrë.

Atë ditë urdhëronte Sali Berisha.

Ajo që është interesante, ka të bëjë me njerëzit që nuk mbrojnë dot Berishën dhe duan të zbulojnë edhe këtu rolin e Bashës.

Unë kam qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Bashës gjithë kohën, por për 21 janarin të vetmen kritikë që kam pasur për të, ishte fakti që ishte jashtë loje. E kam këtë nga dëshmi brenda policisë, e kam dëshmi nga Sokol Olldashi, i cili më ka treguar me detaje bisedat me të atë ditë, nga presidenti Bamir Topi që i ka bërë publike bisedat me Bashën për 21 janarin dhe nga vet deklaratat publike të Sali Berishës edhe tani që thotë se Basha atë ditë nuk ka pasur asnjë rol.

Madje për ironi të fatit, policia është lavdëruar dhe nga hetimet që janë bërë për qëndrimin e saj më 21 janar, dhe gjithë përgjegjësia për vrasjet është e Gardës.

Tani që provohet që është qëlluar me urdhër dhe jo me “kokë të gardistëve”, siç mbroheshin deri tani dhe akoma më tepër, tani që urdhëruesi fundor mbetet Sali Berisha, kjo përpjekja për t’u kujtuar që ishte dhe Lulzim Basha ministër atë ditë, është përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur Berishën.

Por Berisha për 21 janarin, nuk shpëton dot nga ndëshkimi, edhe sikur të mos dilte kjo kasetë. 

Berisha për 21 janarin nuk ka bërë vepër penale vetëm se ka urdhëruar vrasjet.

Ai ka bërë vepër penale, duke u përpjekur të fshehë vrasjet dhe të fajësojë opozitën, duke shpikur armë të improvizuara me “çadra pistoletë” dhe “thika me helm nepërke”, pastaj me shpikjen e grushtit të shtetit dhe shpalljen puçist të presidentit, kryeprokurores dhe katër gazetarëve, me qëllim që të pengonte hetimet, me fshirjen e serverit të Kryeministrisë në përpjekje për të fshirë provat dhe në angazhimin e tij për prishjen e skenës së krimit dhe mosdorëzimin e gardistëve në prokurori. 

Veprat penale të tij më 21 janar kalojnë disa burgime të përjetshme për të edhe pa dalë fare kjo kaseta me zë dhe figurë.

Dalja e kësaj vetëm sa e ilustron thjeshtë kush është vrasësi i 21 janarit dhe pse po përpiqet të bëjë si i fortë para ndëshkimit ligjor, duke u betuar se do djegë Shqipërinë.

Një burracak që vrau njerëzit e paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur para derës së tij, është thjesht një frikacak, i cili tani i mbush mendjen vetes se ashtu si më 21 janar kur shikonte nga penxherja e Kryeministrisë si vriteshin njerëz, tani do shikojë nga penxherja e shtëpisë si digjet Shqipëria.

Nuk do ta ketë atë fat. Madje as nga penxherja e burgut s'do të ketë fat ta shikojë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mohammad: 06/10/2024 07:33

    Meros do i shtoja dy detaje.Urdheri me vitin 1996-1997 per hedhjen LHL ne jugun e shqiperise. E dyta,ne 2003 nje miku im ish gjygjtar ne apelin e tiranes sot ne pension,me ka thene shprehimisht"kam lexuar dosjen e berishes,mjaft te perkthehet anglisht dhe te dergohet ne hage dhe ai denohet per krime kunder njerzimit".se jo pak syreshe thonin i ka zhdukur saliu dosjet e tij, asnjehere.ore,si nuk e permend asnje ishullin ne spanje qe ka blere argida dhe vilen ne beograd te metes? Apo ce do thuaj ????????

    Përgjigju
  • Sabri xhebexhiu: 05/10/2024 23:51

    Edhe ne luft te jesh po te vrasesh njerez te pa armatosur quhet krim i rend kunder njerezimit E sa krime ka ber ai njeri..nuk e di nga I vinte gjith ajo urrejtje E pam heren e fundit kur shkoj ne gjykat 10 badigard ne te dy krahet e makines e shoqeronin ne vrap sic shohim ate koreano verioron ne azi.....sa tmerr e da turp... Me denimin e tij shpresoj qe mbaron tranzicioni shqiptar

    Përgjigju
  • Polic #: 05/10/2024 08:54

    Cila polici është lavdëruar, ajo që nuk zbatoi urdhrat e prokurorisë për urdhër arrestet?!! Hysni Burgaj duhet të jetë i pari në bankën e të akuzuarve!!

    Përgjigju
  • Urdhri: 04/10/2024 21:41

    Pra urdhri paska qene per ata qe shkelin perimetrin dhe futen brenda. Na doli qe Komandanti paska qene i paster, e jo sic thone vemiet e Rilindjes.

    Përgjigju
    • Jo urdhri: 06/10/2024 20:32

      Mund të ketë një VKM për mbrojtjen e gardhit po Jo ligj. Po drejtësia, buçko, operon në bazë té ligjit.

    • Zoni.: 05/10/2024 08:55

      Edhe nese e shkelnin perimetrin ku e gjen te drejten ti marresh jeten nje protestuesi te pa armatosur. Ne te dyja rastet sa krahu do e haje.

    • Meri: 05/10/2024 08:30

      Na doli që:ti qēnka qorr me sy hapur,dhe komandanti yt kriminel,sepse protestusit jan vrar në mes tē bullevardit.E ke par ku është vrar Aleksi,e ke par ku ēshtë vrar Veizi,po ata dy tē tjerët,i ke par ku jan vrar? Sali Berisha ka qën dhe eshtë KRIMINEL,dhe akoma ka qorra që e mbrojnë.

    • Defrim: 05/10/2024 06:47

      Saliu dha urdhetper 10000

    • O kanda: 04/10/2024 22:57

      U vrane ne bulevard jashte rrethimit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale