Mero Baze: Vajza e Saliut, e bija e Zhulalit e djali i Fariut protestojnë me parullën 'Poshtë fëmijët e baballarëve'

Mero Baze: Vajza e Saliut, e bija e Zhulalit e djali i Fariut protestojnë me parullën 'Poshtë fëmijët e baballarëve'

Argita Berisha, Malltezi

Në protestën e sotme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës  ra në sy dhe Argita Berisha, Ilda Zhulali dhe Kleves Balliu, respektivisht fëmijët e Sali Berishës, Safet Zhulalit dhe Fahri Balliut.

Analisti Mero Baze komentoi duke thënë se këta personazhe pa emër po përpiqen të hyjnë në politikë me emrat e baballarëve. 

"Vajza e Saliit, vajza e Zhulalit, djali i Fariut protestojnë para bashkisë me parullën "Poshtë fëmijët e baballarëve". Tani Edi Rama dihet që ka hyrë në politikë nga rruga me këmbët e veta, Erion Veliaj nga rruga, kurse këta s'kanë emër dhe thirren ende me emra të baballarëve"

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për dorëheqjen e Erion Veliajt përfundoi në përplasje me policinë para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit hodhën molotov, tymuese dhe mollë e tentuan të heqin gardhin metalik për tu futur me forcë në institucion. 

 

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pena: 11/04/2024 16:09

    Nazistja Berisha- Malltezi, me bluzen e zeze te Nazistit Nongrata!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni