Mero Baze: Variacione mbi 'lajthitjet' e Ilir Metës

Mero Baze: Variacione mbi 'lajthitjet' e Ilir Metës

Ilir Meta

Javën e fundit Ilir Meta po shfaqet si i lajthitur. E ka nisur këtë shfaqje nga kodrat e Tiranës duke u ngjitur majë hekurave të reklamave, pastaj nga palestrat e Tiranës duke u stërvitur, më pas në Himarë duke vrapuar të takojë babain e Belerit dhe t’i betohet se ai këshilltari i partisë së tij e ka tradhtuar Belerin me kokë të vet, dhe sot nga Saranda duke sharë komentuesit nga një palestër në Sarandë dhe duke pozuar me librin e Boris Xhonsonit për Çërçillin (për fat e kishte me kokë lart librin, ashtu siç mbahet).

Të gjithë ata që e justifikojnë lajthitjen e tij mendore, kanë si argument se ai ka nevojë të tërheqë vëmendjen, ndaj bën si budalla.

Tërheqja e vëmendjes nuk është qëllim në vetvete për një politikan, por ka si qëllim që t’u duket i mençur njerëzve që e mbështesin, ndaj në këtë rast nuk vlen. Është e vërtetë që ka plot politikan budallenj që shtiren të duken të zgjuar, por nuk është e vërtetë e kundërta.

Budallallëku, nuk është një rol që mund ta luajë dikush që nuk është i tillë.

Të tjerë mendojnë se Ilir Meta po përpiqet të bëjë si budalla të hutojë këta të SPAK dhe t’u vijë keq të ndërpresin hetimet. Në fakt nga ato që hetojnë dhe konstatojnë hetuesit e BKH, Ilir Meta nuk duket budalla, por duket shumë i sofistikuar madje. Kështu që atyre mund t’u duket budalla Ilir Meta i sotëm, por jo ish- Ilir Meta kryeministër, ministër apo president.

Për këtë arsye ata nuk ndërpresin dot hetimin për të vetëm se ky duket i lajthitur. 

Ka të tjerë që mendojnë se kjo është një përgatitje për t’u mbrojtur në gjykatë, ku duke u shfaqur si budalla, ai mund të konsiderohet i papërgjegjshëm për ato që ka bërë dhe nuk e kap ligji.

Nuk di sa e mbështetur është kjo në ligj, por kjo ngelet për t’u parë nëse Meta do dalë para drejtësisë duke u vetëdeklaruar i papërgjegjshëm apo duke u deklaruar i aftë mendërisht që do të mbrojë veten.

Për më tepër që ai ka lajmëruar dhe takime në diasporë, në Britaninë e Madhe, me mbështetës të tij. Nëse do t’i duhet të shfaqet si i lajthitur para drejtësisë, duhet t’i shmangë këto takimet me popullin se në ato takime do t’i duhet të sillet si njeri normal. Se pastaj i bie alibia që është i lajthitur.

Kështu që gjithë ky investimi i opinionit publik, për ta konsideruar këtë shfaqjen e Ilir Metës si i lajthitur, si lojë e tij, tregon se të gjithë besojnë që ai nuk është i lajthitur, përkundrazi është tepër inteligjent për t’u dukur si i lajthitur.

Por në fakt nuk ka nevojë për gjithë këto hipoteza. Gjestet e tij janë mjaftueshëm gjeste të një njeriu të lajthitur. Është më mirë të gjykojmë për shkakun se pasojat duken qartë. 

Dhe shkaku mund të jetë makthi nga përballja me drejtësinë. Është si një dënim paradhënie që të mbahet mend se në çfarë gjendje përfundoi para gjykatës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 01/04/2024 07:26

    je i madh ,,mero,,pjesa e fundit ishte shume e goditur..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale