Mero Baze: Vdekja politike e Sali Berishës

Mero Baze: Vdekja politike e Sali Berishës

Sali Berisha

Të vetmen arritje politike të jetës së tij, Sali Berisha e shkelmoi një ditë më parë. Lëvizja politike e vitit 2005, formula e prurjeve të reja në PD dhe pajtimi me shumicën e të përjashtuarve të PD në vite nga vetë Berisha, zgjoi qysh atëhere një debat të madh, nëse ishte një lëvizje organike e Berishës apo një truk elektoral. Në fakt ishte një lëvizje e detyruar, për të maksimalizuar votat e Partisë Demokratike, e cila, edhe ashtu bashkë me aleatët, mezi arriti 43 për qind dhe arriti të marrë pushtetin falë aleancës me një parti të majtë si Partia Agrare e Lefter Xhuvelit.

Dje Sali Berisha e shkelmoi këtë standard. Për shkak të hallit të tij familjar, si persona të ekspozuar tashmë para drejtësisë shqiptare nga futja në Listën e Zezë të SHBA, ai vendosi t’i kthehej çetës së fanatikëve të tij, për të mbijetuar politikisht. Diçka ka arritur. Rrotull tij tashmë janë besnikët e tij, shumica pa vetdije politike, por që kanë lidhur emocionet e jetës së tyre, politikisht me Sali Berishën.

Kjo në të vërtetë është partia reale e Sali Berishës, por nuk është më Partia Demokratike, është “Foltorja” e tij. Partia Demokratike nuk ka qenë në asnjë kohë vetëm e tij, por ai është përpjekur ta mbante të tillë duke spastruar gjithçka. Me lëvzijen e djeshme ai bëri nul lëvizjen e 2005, dhe sot ne kemi një Parti Demokratike më të vogël, por të pastruar nga berishizmi dhe pa tumore në trupin e saj.

Sali Berisha është i lirë të konkurrojë në politikën shqiptare me “foltoren” e tij besnike. Partia Demokratike për herë të parë ka shansin të provojë të bëhet demokratike, gjithëpërfshirëse dhe me rregulla të forta loje për të mbijetuar në skenën politike shqiptare, jashtë ndikimit të Sali Berishës.

Ata që kërkojnë sot që PD të ketë në krye “themeluesit” e saj, apo ata “qëndrestarët” e vitit 97, janë kundër kohës dhe dialektikës së shoqërisë. Shumicën e themeluesve i ka zhdukur vet Sali Berisha dhe për herë të parë mund të rikthehen të votojnë PD tani që nuk është më ai. Rrethi i njerëzve që kanë qëndruar larg PD për shkak të Berishës, është shumë herë më cilësor, shumë herë më demokrat dhe shumë herë me më shumë histori se ata që i dhanë stadiumit “Air Albania” pamjen e një landfilli, ku ishin depozituar gjithë mbetjet e berishizimit në Shqipëri.

Kjo është sikur t’i këkrosh Partisë Socialiste, të rikthejë Ramiz Alinë I cili ka vdekur dhe fizikisht, apo bashkëpunëtorët e tij që janë gjallë. Socialistët kanë ndryshuar dhe garniturën politike të 2005, e jo më të vitit 1991.

Në këto kushte PD, ka për herë të parë shansin të reformohet dhe të provojë të jetë e suksesshme si përfaqësuese e një brezi të ri demokratësh, jashtë ndikimit të Sali Berishës, i cili është i vdekur politikisht, juridikisht, dhe është në krye të tyre vetëm fizikisht për hallin e vet.

Ai është aktulaisht siç ka qenë shumë kohë, problemi i Partisë Demorkatike dhe jo rrugëzgjidhja e saj. Me aktin e djeshëm, dhe përpjekjen për të krijuar një situatë jolegjitime rrotull Partisë Demokratike, dhe duke frymëzuar një antiamerikanizëm të pështirë dhe të rrezikshëm për kombin shqiptar, ai shkatërroi çdo gjë politike për të cilën në disa raste kishte kontribuar dhe vetë.

Ai tentoi të ikë duke djegur shtëpinë e vet. Zakonisht kështu bënin nazistët kur largoheshin nga një vend i pushtuar. Ose të çmendurit kur duan të vrasin veten dhe në fillim i vënë zjarrin shtëpisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 12/12/2021 20:20

    Tani ndaje mendjen,o eshte komunist,o demokrat i nazist. Meqe armikun e keni vene perpara tani bejni fresk Rames dhe Luces dhe mos harroni ti keni te reja brisqet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)