Mero Baze: Vetë udhëheqës, vetë ushtar

Mero Baze: Vetë udhëheqës, vetë ushtar

Sali Berisha

Në fillim ishin ata që rrëzonin shtylla dhe hidhnin transformatorë në erë. Ideja ishte, që ishin njerëz të padukshëm pro opozitës, që ishin gati të linin vendin në ter. Ata ishin ushtria e padukshme e opozitës. 

Pastaj ishin ata që bllokonin rrugët, digjnin ndonjë gomë dhe tregonin fytyrën e tyre. Ata ishin militantët e egër të opozitës. 

Pastaj ishin ata që vinin në mitingje në Tiranë, shumica kundrejt një pagese minimale shpenzimesh dhe të tjerë vullnetarisht. Ata ishin ushtria e rregullt e opozitës.

Pastaj ishin ata që bënin protesta të rastit në Tiranë për kauza që i merrnin borxh nga shoqëria, si protesta për këndin e lojërave tek Parku, protesta për furgonat 8 plus 1, për Vuciqin, për Teatrin etj. Ata ishin grupi i gatshëm i protestave në Tiranë, kryesisht nga Bathorja, rreth 500 vetë, plus organzitorët.

Pastaj ishin protestuesit e tipit 8 janar, që ishin gati të përlesheshin për pushtetin e Berishës brenda partisë dhe të rriheshin me njëri- tjetrin. Këta ishin në shumicë garda familjare e tij.

Pastaj u shfaqën të Dyzetët e “Rrugicës së Shpresës”, një listë dezhurni e strukturave të partisë me rreth 40 vetë që çdo natë dëgjojnë psalmet e njeriut që flet nga maja e ballkonit. Këta janë rrogëtarët e fundit të tij.

Sot para Kuvendit u shfaq numri 1 i partisë së Berishës, që praktikisht është kryetari i partisë së Berishës. Është fjala Për Flamur Nokën. Në fillim sulmoi me miell sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit se i ka prerë rrogën për kohën që është përjashtuar. Pastaj qëlloi me miell gardistët që nuk e linin të hynte brenda. Më vonë qëlloi me vezë makinën e Lulzim Bashës. Pastaj pa makinën e Taulant Ballës, e qëlloi dhe atë. Pak më vonë gjithë “Rruga e Elbasanit” u boshatis, se u përhap panik që ka dalë njëri që qëllon njerëzit me vezë dhe miell.

Ishte i çoroditur dhe sillej para oborrit të Kuvendit me dy trasta, një me miell dhe një me vezë, dhe godiste kë munde. Akte të tilla zakonisht ndesheshin tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku një burrë rreth të 60-ve, Ver Llapa, me probleme psikike, gjuante çdo makinë që kalonte, me shkelma. Dhe ai për diçka protestonte, por meqë ishte vetëm dhe s’kishte njeri nga pas, qëllonte makinat me shkelm.

Sot kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, kishte vendosur të ishte edhe udhëheqës, edhe ushtar. D.m.th gjithë ajo opozitë që kishte ushtri të dukshme dhe të padukshme, militantë të egër dhe normalë, rrogëtarë të bindur dhe vullnetarë që bënin këto pisllëqet e sulmeve ordinere, sot kishte vetëm një njeri, Flamurin. 

Ai ishte dhe udhëheqësi i opozitës, dhe ushtari i vetëm i saj. Si një ilustrim perfekt se si mund të katandiset një parti kur e lë në dorë të Flamurit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali kufoma: 09/02/2024 14:19

    I vdekur i pakallur... lereni te qete te flasi me yjet nga taraca. Au sapo ka filluar te jap llogari para Zotit athe lart... ende pa vdekur..as purgatori nuk e pranon

    Përgjigju
  • Mira: 09/02/2024 10:40

    Saliu e quan rugen e vet rruga e shpreses, por me duket se kjo rruge do marri emrin, rruga e fsheses, kjo rruge do fshij te gjith armiqt e shqiperis, dhe hajdutet e Shqiperis, respekte Z , Baze

    Përgjigju
  • Sati: 08/02/2024 23:52

    Ky vet leh vet sokëllin. Vet ja bën ham Vet ja bën bamb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani