Merr detyrën ambasadori i Portugalisë në Shqipëri/ Meta: Mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve në Shqipëri

Merr detyrën ambasadori i Portugalisë në Shqipëri/ Meta: Mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve në Shqipëri

Pedro Nuno Bartolo dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e ri të Portugalisë në Shqipëri, Pedro Nuno Bartolo, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike dhe miqësore ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve portugezë në Shqipëri.

Presidenti Meta falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Portugalia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.

“Kam besim të palëkundur, se Portugalia, që do të marrë Presidencën e Këshillit të BE-së në 6 mujorin e parë të vitit 2021, do të vijojë të na mbështesë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE, që është objektivi më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë”, - theksoi Kreu i Shtetit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'