Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Ura e Kardhiqit–Tuneli i Skërficës–Delvinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në mes të tunelit, kur një automjet tip Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi Diftir Baba, 53 vjeç, banues në Delvinë, ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka arritur të dalë në kohë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në pjesë të tjera të tunelit.
Komente











