Një banesë është përfshirë nga flakët ë në fshatin Kolonjë Bashkia Gjirokastër. Mbrëmjen e kësaj të hëne, banesa në pronësi të Luan Hoxhës ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në furnelën e gatimit.
Menjëherë është lajmëruar reparti zjarrfikes ku po shkon në vendngjarje për të eliminuar flakët nga pjesa tjetër e banesës apo objekteve ngjitur me të. Sipas informacioneve të fundit nuk bëhet fjalë për lëndimin e zonjës së shtëpisë e cila jeton e vetme veçse dëme të shumta materiale.
E zonja e shtëpisë ishte duke gatuar teksa ka shpërthyer bombola e gazit.