Një biznes për prodhimin e letrës në afërsi të Viroit në Gjirokastër ka marrë flakë. Zjarri përfshiu një ambient ku mbaheshin kompresorët e ajrit.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu përhapjen në ambientet e tjera. Flakët lanë pas vetëm dëme të vogla materiale.
Shkaqet e rënies së zjarrit po hetohen nga organet kompetente.











Komente
Komento