Gjirokastra nuk është vetëm gur, histori e arkitekturë. Ajo është edhe zë, këngë dhe një traditë që përcillet brez pas brezi. Diçka e tillë shihet më së miri në këngën e re kushtuar Gjirokastës nga artisti i ri Ajdes Nora.
Në një prej banesave më karakteristike dhe monumentale të qytetit, tek “Zekatet”, zëri i Ajden Norës sjell një nga vlerat më të veçanta të trashëgimisë sonë muzikore: monofoninë shqiptare.
Në traditën tonë i kemi kënduar luleve, bukurisë, dashurisë, gëzimit e dhimbjes, jetës e lindjes, por këtë herë, kënga i kushtohet vetë Gjirokastrës dhe arkitekturës së saj unike.
Sipas një postimi nga ministri i kulturës, Blendi Gonxhja, kjo këngë është një nga treguesit se si tradita është ende e gjallë dhe se si ajo mund të bëhet pjesë e së ardhmes.
Postimi:
Kur tradita gjen zërin e brezit të ri.
Gjirokastra nuk është vetëm gur, histori dhe arkitekturë. Ajo është edhe zë, këngë dhe një traditë që përcillet brez pas brezi.
Në një nga banesat karakteristike më të bukura dhe më monumentale të qytetit,tek "Zekatet", zëri i @AjdenNora sjell një nga më të veçantat e trashëgimisë sonë muzikore: monofoninë.
Në traditën tonë i kemi kënduar gjithçkaje që ka prekur jetën dhe shpirtin e njeriut – luleve, bukurisë, vajzave, dashurisë, gëzimit, dhimbjes, jetës e lindjes.
Por këtë herë, kënga i kushtohet Gjirokastrës. Gurit të saj, shtëpive të saj, arkitekturës së saj të veçantë – asaj bukurie që nuk është thjesht për t'u parë, por edhe për t'u ndjerë e për t'u kënduar.
Dhe ndoshta ky është një nga treguesit më të bukur se një traditë është ende e gjallë: kur një brez i ri nuk e sheh si të shkuarën, por e merr në zërin e tij dhe e bën pjesë të së ardhmes.
Kësaj here nuk i këndojmë vetëm Gjirokastrës. Kësaj here, Gjirokastra këndohet.












Komente
Komento