KORÇË- Një mjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme përkatësisht rreth orës 23:55 në lagjen 17 në Korçë.

Makina ishte në pronësi të Arjan Zengos, ndërsa mjeti ishte i parkuar gjatë natës.

Burime për Report Tv mësojnë se Zengo ka pasur precedent të hershëm në fushën narkotike.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Në përditësim...