Bashkia e Kamzës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Bardhyl Gjana, kreu i zjarrfikëses në Kamzë tha për Report Tv se shkak është marrja zjarr e një prej 3 kondicionerëve të vendosur aty, por është pa pasoja pasi u ndërhy në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Përmes pamjeve të mbërritura në redaksi, në fillim një person kishte hipur sipër strehës me një shkallë e po përpiqet që t'i shuajë, ndërsa një tjetër po përpiqej që të hapte derën kryesore.  Streha që ka marrë flakë është e përbërë nga materiale plastike, e cila e ndihmi më shumë përhapjen e saj, ndërsa i gjithë vendi u përfshi nga tymi i zi duke krijuar panik deri në shuarjen e flakëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Zjarri në bashkinë e Kamzës, Gjana për Report Tv: U ndërhy në kohë, ishte pa pasoja

Bardhyl Gjana, kreu i zjarrfikëses në Kamzë tha për Report Tv se shkak është marrja zjarr e një prej kondicionerëve të vendosur aty, por është një zjarr pa pasoja pasi u ndërhy në kohë nga forcat zjarrfikëse.

"Në tendën hyrëse janë të vendosura tre koka, një nga ato kanë shkaktuar zjarr nga ndërhyrja është bërë e mundur shuarja, vetëm është dëmtuar koka jashtë. pritet të vijë grupi për të këqyrur zjarri. nëse do të zgjaste më shumë do të ishte më e vështirë. ndërhyrje e shpejtë dhe fatmirësisht dëmi është minimalist", tha Gjana.