Hyrja e një pallati është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Burrelit.

Për pasojë ka marrë flakë kutia e shpërndarjes së rrjetit elektrik që furnizonte pallatin me energji dhe nga ky dëmtim nuk ka persona të lënduar.

Shërbimi zjarrfikës ka  ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.