Një linjë tensioni në zonën e Laprakës në Tiranë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi”, por fatmirësisht nuk ka rrezikuar nxënësit.
Si pasojë e një shkëndije elektrike kabulli i tensionit është këputur dhe ndodhet në murin rrethues të oborrit të shkollës. Për rregullimin e defektit kanë ardhur edhe punonjësit e OSHEE. OSHE sqaroi se rrjeti u ngarkua më shumë se duhej dhe për pasojë ndodhi shkëndija.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse.
"Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës "Ahmet Gashi", në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj", njofton Policia.
Lidhur me këtë incident kanë folur edhe disa nxënës të shkollës 9-vjeçare. Për mikrofonin e Report TV, ata treguan se u frikësuan dhe se e njëjta gjë ka ndodhur edhe një vit më parë.
OSHE ka dhënë një sqarim për shkëndijën elektrike që ka pasur një shtyllë tensioni pranë “Ahmet Gashi” në Laprakë, mëngjesin e sotëm.
Problemi siç theksuar ata qëndronte tek ngarkesa elektrike. Shkolla ka ngarkuar rrjetin me pajisje të reja që kërkojnë më tepër energji se ajo e përcaktuara.
OSHE konfirmoi se i njëjti problem ka ndodhur edhe një vit më parë.
Pas shkëndijës elektrike kabulli që furnizon me energji shkollën, është zhvendosur nga nje tjetër në mënyrë që të përballohet ngarkesa.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi”, ka ndjerë të frikësuar nga incidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm me marrjen flakë të linjës së tensionit.
Duke folur për mikrofonin e Report Tv, njëra prej nxënësve të shkollës tregoi se një e ngjashme ka ndodhur edhe një vit më parë.
“E njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e kaluar”, tha njëra prej nxënëseve.
Një tjetër tregoi se u fikën dritat në të gjithë shkollën si pasojë e kësaj shkëndije.
“Ndodhi tek automati. Brenda u fikën dritat gjithashtu, u frikësova shumë, mendova se do të merrte flakë shkolla.” tha njëra prej nxënësve të shkollës ku ndodhi incidenti.
“Unë kisha shumë frikë sepse kisha edhe vëllain e vogël në parashkollor, sepse ne këtu kemi shumë kujtime.”, tha një vajzë tjetër.
O MJERIM O MJERIM, SHKOLLA TË REJA ME SHTYLLA MESJETARE NË SHEKULLIN XXI !
Përgjigju