Një makinë është djegur në tunelin e Elbasanit në autostradën Tiranë-Elbasan dhe kjo ka sjellë edhe një trafik të rënduar nga të dy korsitë pasi tuneli është bllokuar totalisht.
  
Makina e tipit “Fiat puno” ka marrë flakë në ecje ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse të cilat kanë shuar flakët vetëm pas shkrumbimit të makinës.
 
Shkak për këtë ka qenë një shkëndijë elektrike në panelin e makinës çka ka bërë që ajo të marrë flakë.
 
Si pasojë e këtij incidenti është bllokuar rruga, gjë e cila ka shkaktuar një trafik kilometrik.

[gallery]22864[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com