Merr flakë në ecje makina në Shkodër, shkak shkëndija elektrike (VIDEO)

Një makinë ka marrë flakë në ecje në qendër të qytetit të Shkodrës. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se mjeti autoveturë ka marrë flakë teksa po lëvizte në qendër të qytetit të Shkodrës pranë ish monumentit të 5 heronjve te vigut në Shkodër.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë me shpejtësi nga mjeti dhe nuk ka persona të lënduar ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjehere forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike në pjesën e përparme te mjetit i cili u përfshi nga flakët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit