Shmanget tragjedia! Shkrumbohet autobusi në Paskuqan! Shpëtojnë mrekullisht 13 pasagjerë/ VIDEO nga momenti kur mjeti është në flakë

TIRANË- Mund të ishte shndërruar në një tragjedi të përmasave të mëdha, por fatmirësisht nuk ndodhi! Një autobus ka marrë flakë në ecje, duke u shkrumbuar totalisht! 13 pasagjerë kanë shpëtuar mrekullisht. Ka qenë shoferi E.J. i cili ka konstatuar tymin në pjesën e pasme të autobusit, e për pasojë ka ndaluar mjetin dhe ka hapur dyert për të zbritur pasagjerët.

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00,​ në Paskuqan dhe shkak ka qenë një defekt teknik në pjesën e motorit.  Report Tv sjell video nga momenti kur autobusi është në flakë. Një shtëllungë e madhe tymi u përhap në ajër, teksa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga autobusi i shkrumbuar, siç mund të shihet ajo çfarë ka mbetur është vetëm skeleti.

"Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobus me drejtues shtetasin E.J. Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftuar policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Djegia e autobusit në Paskuqan/ Dëshmitarja: morën flakë dhe kabllot! Kishim frikë se vinte deri te dyqanet

Një zonjë në Paskuqan ka rrëfyer momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët. Ajo është shprehur se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, aq sa morën flakë edhe kabllot e dritave.

"Ishin 13, unë isha këtu kam dyqanin këtu dhe në atë momente që mori flakë dolën njerëzit se e pa shoferi dhe hapur dyer. PastaJ gjithsekush ikën se do mbronin veten e vet se kishin frikë mos kishte ndonjë bombol autobusi. Për momentin zjarrfikësja vonoi se përndryshe nuk do të kishte aq probleme. Mbaroi gjithçka. Kishim frikë se mos na merrnin dyqanet, se morën edhe kabllot e dritave", tregon ajo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2020 01:19

    Para 15 vjetesh kur erdha per vizite ne Shqiperi, kam udhetuar me autobus ne Tirane kaluam nga tregu I G.Luzit-treni-sheshi Skenderbe.Autobuzi qe mbushur plot, por po ecte si breshka. Shoferi e fatorinot bertisnin here pas here, dhe kaq metra nga x- vend ose y-stacion.Kush deshiron le te zbrese po te doje!Shume veta zbrisnin se e humben durimin.Gjithashtu po ate here vajta ne Greqi te vizitoja kusherinjte ,rrugen e beme vajtje-ardhje me bus,pasi donim te shikonim dhe Greqine me kete rast.Kur vajtem ,udhetuam me linjen Xh.Nanos,autobuzi ishte shume I mire,bile ofronte dhe uje per pasagjeret,kurse kur u kthyem bus ishte I nje linje tjeter.Autobuzi ishte nje karkase e vertete,linoleumi ose tapeti qe kishte patur dikur ia kishin shkulur dhe dukeshin derrasat nen te me njolla te zeza ne per te qe duhet te kete qene ngjitesja e dyshemese .Kur bus po mbushej me pasagjere ne Athine, Brenda ishte nje person qe mund te kete qene pronari I linjes ,nuk e di ne ishte shqipo apo grek por buzeqeshja e tij tek shikonte pasagjeret qe zinin vendet ngjante me ate te nje matrapazi qe numeron sa dele po hyjne ne vathen e therrjes.Thjesht nuk me pelqeu.

    Përgjigju
  • Shoku: 06/08/2020 14:51

    Autobuzet kineze qe perdoren ne shqiperi jane jashte standarteve evropiane dhe nuk lejohen ne evrope per transport publik.Kompanite e transportit i blejne ato sepse jane gjoja viti prodhimi i fundit dhe shume lire me krahasim me marka te njohura.

    Përgjigju
  • Pupupi: 06/08/2020 13:41

    Pupup,po Kolaudimi qe u merr leket,i je ne rregulli i thote.. qelbesirat e SGS.. ti shikosh ne Vlore,e filluan me rroge,tani i ke me benza,e me shtepira.. s'kane turp per hir te lekve marrin ne qafe njerzit.. mjere neve ne kete vend gjynah i madh.. se ku ven keto takea nje Zot e di.. mos u ngopshi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin