Një automjet ka marrë flakë mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lëvizje, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.