Merr flakë në ecje një makinë në autostradën Vlorë-Fier, tymi 'pushton' zonën, trafik i rënduar (VIDEO)

VLORË- Një makinë është djegur mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur në autostradë Tiranë- Fier, në zonën e Panajasë.

Report Tv sjell pamje ku shihet që flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, e ndërsa kjo ka shkaktuar edhe trafik të rënduar. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, e ndërsa ka sa raportohet shkak ka qenë një defekt teknik. 

"Sot, rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja, një automjet me drejtues shtetasin Xh. K., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thuhet në njoftim. 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin