Një shtëpi në Prrenjas, brenda së cilën ndodheshin dy të moshuar, është përfshirë në flakë gjatë mbrëmjes, si pasojë e një shkëndije  elektrike.

Report tv mëson se fatmirësisht çifti i të moshuarve, të cilët jetonin vetëm kanë dalë nga shtëpia menjëherë sapo kanë parë zjarrin.

Më pas në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe ka mbajtur situatën nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shëkndijë elektrike, por hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njësia administrative Qukës, ku dhe ka rënë zjarri, është nën administrimin e bashkisë Prrenjas.