Pazari i ri është një tjetër kantier pune që ka hapur Bashkia e Tiranës. Krahas volumit të madh të punimeve që po kryhen në Unazën e Re, Unazën e Madhe dhe Bulevardin e Ri, edhe projekti i Pazarit të Ri në sheshin “Avni Rustemi” ka nisur të marrë formë.

Është vet kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ai që ka publikuar sot në twitter disa foto nga punimet që po kryhen në projekt.

“Nuk ndalemi! Merr formë struktura bazë tek Pazari i Ri - kthejmë një nga zonat më të rrënuara, në atë më tërheqëse”, shkruan Veliaj.

Më tej duke ai thekson se një pjesë e këtij pazari do përfundoj brenda verës së ardhshme.

“Ata dhunën, ne punën! Tregu fruta/perime përfundon në verë, Markata mish/peshk nis këtë muaj! Tirana kantier pune!”, shkruan Veliaj.

Redaksia Online
Shqiptarja.com