DURRËS- Një person është arrestuar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë.
 
Ilir Bardheti  47 vjeç banues në Durrës u vendos në pranga, pasi Gjykata e Campobaso në Itali me vendimin penal Nr. 392/00RG-79/2007, datë 21.06.2007 e ka dënuar për vjedhje me dhunë.
 
Ilir Bardheti i ishte fshehur drejtësisë prej 9 vitesh pas vendimit që kishte lëshuar gjykata. 

Pas arrestimit, 47 vjeçari pritet që në ditët në vazhdim të ekstradohet për të vuajtur dënimin në Itali.


dy.b/shqiptarja.com