Zvonimir Bobabn nuk do të jetë më shefi i klubit të Milan. Ish-futbollisti kroat, ashtu siç ishte bërë me dije më herët nga mediat italiane, nuk ka gjetur marrëveshjen me drejtuesin Gazidis dhe është larguar pas nëntë muajsh te kuqezinjtë.
Lajmin për ndërprerjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur vetë klubi i Milan, që ndër të tjera ka konfirmuar vazhdimin me Piolon si trajner.
Njoftimi i klubit të Milan:
Milani i komunikoi z. Zvonimir Boban ndërprerjen e kontratës për rolin e Shefit të Klubit. Klubi e falenderon Bobanin për punën e tij të bërë gjatë 9 muajve dhe i uron më të mirat në karrierë.
Gjithashtu, klubi konfirmon besimin e plotë për Stefano Piolin dhe stafin e tij teknik dhe sheh me optimizëm drejt pjesën së dytë të sezonit duke pritur përmirësimin e ekipit rikthimin në elitën e futbollit botëror.