Merr fund historia e një 'njolle të zezë' të shtetit shqiptar, mbyllet burgu-spital i Zaharisë, nis transferimi i 319 personave të sëmurë! Shkojnë në Shënkoll

Sot shteti shqiptar i heq një njollë të madhe të zezë vetes. Më në fund burgu-spital i Zaharisë do të mbyllet. Sot ka nisur transferimi i personave me masë shëndetësore nga Zaharia në drejtim të burgut të Shën Kollit, ku dy blloqe janë rikonstruktuar dhe përshtatur për 319 pacientët.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr. Të dënuarit e izoluarit në qelitë e godinës thuajse të rrënuar, janë të sëmurë të shëndetit mendor, para apo tetraplegjikë si dhe të moshuar mbi 65 vjeç.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë operacioni drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe do të shtrihet në dy ditë.

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja ka inspektuar sërish sot në mëngjes ambientet ku do të akomodohen pacientët e Zaharisë, duke parë nga afër kushtet dhe masat e marra.

Sipas z.Manja qëndrimi i këtyre personave në këto ambiente do të jetë një fazë kalimtare, derisa ata të merren përfundimisht nën përkujdesje nga Ministria e Shëndetësisë në një institucion totalisht të përshtatur për problematikat e këtyre personave.

“Premtuam që Zaharia do mbyllej brenda nëntorit dhe e mbajtëm. Është ditë e bukur, pavarësisht shiut. Falënderoj të gjitha stafet e angazhuara, sidomos ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të IEVP Zahari dhe IEVP Shën Koll për angazhimin e tyre fizik e human edhe në ditët e pushimit, në trajtimin dhe sistemimin e këtyre personave në ambientet e rikonstruktuara të Lezhës”, ka thënë z.Manja.

Të sëmurët mendorë që bëjnë krime duhet të izoloheshin në një spital ligjor, por mungesa e një institucioni të tillë, bëri që ato të mbylleshin në Burgun e Zaharisë, për më shumë se 2 dekada, por fatmirësisht nga nesër ai nuk do rë ekzistojë më.

Burgu i Zaharisë ka qenë historikisht një njollë e zezë në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Gjithashtu ka një vendim të Gjykatës së Lartë në vend që e konsideron trajtim çnjerëzor atë që ka ndodhur në Zahari. Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr. Jo pak, por 230 të dënuar të izoluar në këtë burg, janë lënë të mëshirë të fatit, të braktisur nga familjet, shoqëria, shteti, por edhe gjeografia.

1638003850_1638003615zaharia2.jpg

Burgu i Zaharise

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 27/11/2021 15:41

    Vendosuni tv, banjo me hidromasazh dhe mos harroni jacuzzi. 2 here ne muaj u dergoni nga nje femer. Dhe ate Calamanin ndoshta do dali me kartele atje cojeni dhe ate me te tjeret pa ata qe vdiqen q*t*men 40 dit dhe harrohen. Na i rrisni dhe pak taksat per te burgosurit se pak paguajme se duan kushte ata dhe ankohen OJF dhe OJQ ne BE pastaj.

    Përgjigju
  • Psikiatri: 27/11/2021 15:13

    Mos e mbyllni kete burg lereni per te futur salihin, liken dhe te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës