Gjithçka ka marrë fund? Duket se po. Martesa mes Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones, dy nga aktorët më të vlerësuar të Hollywood mund të ketë mbërritur në kufi.
Pas 13 vjetësh lidhje me ulje-ngritje, është revista britanike “Star” që lëshon “bombën”, të cilën e trajtoi edhe e përditshmja spanjolle "El Mundo". Aktori në fakt ka lënë në shtëpi gruan dhe dy fëmijët, Dylan dhe Carys dhe ka ikur të jetojë te një mik.
Të dy, të martuar nga viti 2000, duket se i kishin kaluar vështirësitë e viteve të fundit, kur në 2010 ai u godit nga një kancer në grykë dhe kur në 2011 ajo u kurua për bipolaritet. I veçantë qe skandali që bëri Douglas, kur tregoi se ishte seksi oral faji i sëmundjes së tij. "Është një nga shkaqet". Aktorja u ndje e turpëruar dhe e fali vetëm përpara një gjerdani me diamante.
Me që ra fjala të pasuritë, martesa mes të dyve hyri në histori për kontratën super të blinduar, që Zeta Jones pati kërkuar në rast divorci: divi i "Basic Instinct", në fakt, në rast ndarjeje duhet t’i jepte asaj një kompensim prej 300 milionë dollarësh.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com