Merr fund romanca Veseli-Tea
Fajin e kanë gratë që mbrojnë Tean

Merr fund romanca Veseli-Tea<br />Fajin e kanë gratë që mbrojnë Tean
Veseli dhe Tea ishin një nga çiftet më të përfolura brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother Albania. Dy të rinjtë vetëm pak kohë më parë nisën të bashkëjetojnë në kryeqytet, ndërkohë që Veseli ishte i angazhuar me garimin në "Dance With Me".

Fjalët për një ndarje të mundshme mes të dyve kanë pak ditë që qarkullojnë në media dhe ishte pikërisht Veseli ai që vendosi 'pikat mbi i' në llogarinë e tij në Facebook. Fituesi i edicionit të fundit të Big Brother pranoi ndarjen me vajzën nga Korça, jo për motive tradhëtie siç ishte aluduar në media, por për mospërputhje karakteresh.

Veseli duket shumë i tensionuar dhe i mërzitur me komentet që ka dëgjuar për marrëdhënien e tij. "Nje nga arsyet [e ndarjes] keni qene edhe ju grate, qe nuk linit ne asnje moment pa treguar njeanshmerine tuaj ndaj Teas dhe faktin qe muhabetet tona te brendeshme si qift, do i merrnit vesh e do i diskutonit ju para se t'i dija e ti diskutoja un", tha mes të tjerash bukuroshi nga Kosova.

Rrëfimi i tij ka ngjallur shumë debate në sektorin e komenteve dhe shumë prej fansave të çiftit i kanë konsideruar fjalët e tij si 'pa takt dhe të pamatura'. "Ngadal Vesel S. Kurtishaj se qysh e more famen shpejt,ashtu do te bie", ka shkruar një prej ndjekëseve të tij. 
veseli
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi