Merr fund saga "Xhaka", Panucci
rihap derën për lojtarin e Baselit
Vijnë lajme të mira për Kombëtaren Shqiptare përpara ndeshjes me Lihtenshtejnin në 2 Shtator. Mesfushori Taulant Xhaka do të rikthehet në fushë e lojës me fanellën kuqezi.
rihap derën për lojtarin e Baselit">
Vijnë lajme të mira për Kombëtaren Shqiptare përpara ndeshjes me Lihtenshtejnin në 2 Shtator.
Mesfushori Taulant Xhaka do të rikthehet në fushë e lojës me fanellën kuqezi.
Trajneri i sapoemëruar i Kombëtar së Shqipërisë Christian Panucci ka vendosur të hapë derën e ekipit kombëtar për 26-vjeҫarin e Basel-it.
Panucci ka ndjekur mesfushorin me tipare mbrojtëse të ekipit zviceran në ndeshjen që ekipi i tij zhvilloi me Luzernën.
Prej disa kohësh Taulant nuk aktivizohet nga minuta e parë me fanellën e kampionëve të Zvicrës.
Me ardhjen e trajnerit të ri Raphaël Vicky, Xhaka nuk bën pjesë tek lojtarët e preferuar të trajnerit 40-vjeҫar zviceran për të mbuluar repartin e mesfushës.
Kjo nuk e ka penguar Panuccin t 'i besojë sërish rolin e mesfushorit shqiptarit të Baselit.
Granit Xhaka deklaroi në muajin mars të këtij viti se do të largohej nga Kombëtarja shqiptare.
Mosmarrëveshjet me ish-trajnerin De Biasi dhe mungesa e komunikimit mes të dyve e nxiti lojtarin e Basel-it të deklaronte shkëputjen nga Kombëtarja.
Krisja e marrëdhënieve mes të dyve nisi që ndeshjen me Zvicrën në vigjilje të Kampionatit Europian që u zhvillua në Francë vitin e kaluar, ku Xhaka shpërtheu në inat e sipër pasi u zëvendësua në minutën e 61-të nga Ergys Kaҫe.
Në intervistat në vazhdim, ai argumentoi se ishte larguar nga ekipi kuqezi sepse në skuadër po luanin lojtarë që militonin në ligat e dyta të kampionateve të Europës, mosbërjen e qartë të shkakut të mosthirrjes në Kombëtare nga De Biasi dhe mungesa e përgjigjes nga ana e italianit.
Përplasja mes të dyve u bë publike pas shumë kohësh në media.
Me De Biasin e larguar, Taulant Xhaka ka sërish mundësinë të japë më të mirën me Kombëtaren e Shqipërisë.
Ai numëron 18 prezenca me fanellën tonë.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1172
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56