Romelu Lukaku pritet të firmosë nesër me skuadrën e Romës, duke u dhënë fund hipotezave se pjesë e cilës skuadër do të jetë në sezonin e tij.
“Nesër do të fluturoj për në Romë për të nënshkruar… Jam nervoz”, tha Lukaku, duke zbuluar marrëveshjen me ujqërit e Mourinhos që përflitej prej ditësh.
Roma për momentin nuk e konfirmon këtë marrëveshje por vazhdon negociatat. Mëngjesin e sotëm në Londër është mbajtur takimin i dytë mes drejtuesve verdhekuq dhe Chelseat pas darkës së mbrëmshme.
Dy klubet po punojnë për një huazim në një kohë që Roma ofron 5 milionë euro.