Merr hak për sherrin e bujshëm në Palasë, biznesmeni dhe 5 nga fisi dhunë barbare 48-vjeçarit në berberhane në Tiranë (PAMJET)

Biznesmeni Luçiano Koçeku dhe 5 anëtarë nga fisi i tij, akuzohen se dhunuan barbarisht një 48-vjeçar, si hakmarrje për sherrin masiv gushtin e 2024-ës në club Sin në Palasë gjatë kohës që performonte live këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros.

Biznesmeni i njohur edhe si Tur Koçeku, i cili verën e kaluar mori lëndime të rënda në kokë bashkë me disa nga grupi i tij, 4 muaj më vonë, të dielën e 5 janarit, u organizua të dhunojnë një prej personave që policia në atë kohë nuk e kishte identifikuar në mesin e autorëve të dyshuar në resortin në jug.

Të gjithë si grup, 6 persona, organizuar nga biznesmeni, vëzhguan lëvizjet e presë së tyre Adriatik Roshi 48 vjeç, dhe pritën derisa hyri në një berberhane pranë ish-Doganës për të prerë flokët.

3 persona, të maskuar – siç policia ka zbuluar përmes kamera të sigurisë - hynë brenda në bernerhane dhe goditën me sende të forta në trup 48-vjeçarin, duke i sjellë dëmtime të rënda për të cilat po merr trajtim në spital.

Biznesmeni Koçeku, i cili u shpall në kërkim bashkë me 3 të tjerë nga fisi, përfshirë vëllain e tij Abedin Koçeku, vuri në krye të grupit të dhunës barbare në berberhane, nipin e tij 31-vjeçar Ledio Tusha, i cili u arrestua bashkë me Gani Koçekun 24 vjeç.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, agjentët e Komisariatit numër 3 zbuluan se 2 nga grupi qëndruan në makinë duke vëzhguar lëvizjet e Roshit, ndërsa njëri me një tjetër automjet, i hapi rrugën për tu larguar pas dhunës. 

Në një nga makinat e përfshira në ngjarje, policia gjeti veshjet e përdorura ditën e dhunës dhe sendet e forta me të cilat u godit 48-vjeçari. 

Në shtëpinë e nipit dhunues u gjet një pistoletë me leje në emër të biznesmenit, Tur Koçeku. Në banesën e vëllait të tij, Dino Koceku, u gjet një armë gjahu  dhe u sekuestruan 2 automjete.

Sherri i gushtit në Palasë nisi vetëm për një të parë shtrembër dhe shpërthimin e shampanjës që lagi personat e gabuar. 

Të arrestuar
Gani Koçeku 24 vjeç
Ledio Tusha 31 vjec
 

 

Në kërkim
Luçiano Koçekut, Tur Koçeku
Ronald Koçeku
Dino Koçeku
Gëzim Koçeku

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tope: 08/01/2025 10:35

    e kishin shembur ne dajak. Sakatim total. Sbehet me rob ai kok6cepshi qe u rraf si gomari ne duhan (thone nga anet tona).

    Përgjigju
  • Klodi: 07/01/2025 16:43

    Llum fare...burr 48 vjec ne vend te jete me familjen e vete, rri neper disko. Robi 48 vjec o vlla merr ilace tensioni ca me rri neper rruge

    Përgjigju
  • Keli: 07/01/2025 15:54

    Llum llumi….Kafshet ne stervitje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Malësi e Madhe/ Kultivoi 480 bimë kanabisi, vihet në pranga 41-vjeçari

Malësi e Madhe/ Kultivoi 480 bimë kanabisi, vihet në pranga 41-vjeçari