Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle, pasi u kap në tentativë për të grabitur një kasafortë në një banesë në zonën e quajtur Pobla de Vallbona.
Ka qenë një fqinj i banesës ku po kryhej grabitja që ka pikasur 27 vjeçarin shqiptar i cili u hodh nga ballkoni dhe shihej teksa mbante në duar kasafortën dhe unaza floriri
Pas njoftimit, autoritetet policore janë vënë në ndjekje të 27 vjeçarit i cili për të vrapuar më shpejt hodhi kasafortën. Por sërish u kap nga oficerët dhe u përplas fizikisht me këta të fundit duke u përpjekur të arratisej.
Ai u dërgua në qendrën e paraburgimit, ndërsa dyshohet se është pjesë e një bande hajdutësh që grabisnin shtëpitë në këtë zonë.