Merr miqtë dhe me 6 Korrik shijo magjinë e kërcimit me balerinin Eno Peçi te Sheshi 'Skënderbej'

Merr miqtë dhe me 6 Korrik shijo magjinë e kërcimit me balerinin Eno Peçi te Sheshi 'Skënderbej'

 Të mërkurën më 6 Korrik merrni miqtë tuaj dhe shkoni te Sheshi "Skënderbej", aty ku me pjesëmarrjen e veçantë të koreografit dhe yllit të baletit të skenave botërore Eno Peçi, shijoni dhe festoni magjinë e kërcimit.

Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë.

Ai vjen si pjesë e programit "Rinia krijon kulturë" të Tirana EYC 2022, i cili synon të nxisë rininë për të eksploruar mënyrat se si kultura dhe arti mund të vihen në dobi të jetës së tyre të përditshme, por edhe të kthehen në një mjet të fuqishëm për ndryshime pozitive afatgjata.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët