TIRANË- Një 31-vjeçar është marrë peng, pasi mashtroi shoqen duke i marrë 20 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në Kashar, ku burime për Report Tv mësojnë se Ermil Sorra, është marrë peng dhe dhunuar nga Shkëlqim Koçeku dhe Sulltan Picari, për të zbatuar 'porosinë' e Denalda Çezmës, 37-vjeçe. Kjo e fundit i kishte dhënë borxhin të riut, me të cilin kishte shoqëri, pasi i kishte thënë se ishte i prekur nga kanceri dhe i duheshin paratë për t'u kuruar.
Por, 31-vjeçari nuk i ka kthyer borxhin dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe mikut të tij që ta merrnin peng. Siç njofton policia e kryeqytetit, Shkëlqim Koçeku, 37-vjeç, i dënuar me masën 'arrest shtëpie' për 'armëmbajtje pa leje', dhe Sulltan Picari, në bashkëpunim, e morën të riun dhe e dërguan në banesën e shtetases Denalda Çezma, ku dhe e dhunuan.
Policia ka vënë në pranga, Shkëlqim Koçekun dhe Denalda Çezmën, si dhe ka shpallur në kërkim Sulltanin Picarin, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.
Mësohet se Ermal Sorra u ka thënë pengmarrësve që ta lironin pasi, ishte mik i Nehat Kullës, i cili nuk jeton më, por që njihej si i forti i Tiranës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.2%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar
22 Korrik, 16:22
-
Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, pamjet me dron! Rama: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet
22 Korrik, 10:45
-
Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë
21 Korrik, 10:02
-
I droguar në timon, shoferi i Benzit përfundon tek dy biznese në Tiranë! Vihet në pranga
20 Korrik, 19:37
-
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
20 Korrik, 15:06
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në Instagram, ndërron jetë në spital 42 vjeçari nga Bilishti
19 Korrik, 18:41
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve
19 Korrik, 12:03
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis dhe kërpudha narkotike, në pranga 32-vjeçari amerikan
19 Korrik, 11:45
Kjo e fejuar me Kocekun dhe i jep 20 mije euro shokut? Cilit shok? Apo eshte ndonje pazar droge i trilluar trashe nga te dy palet??? Policia nuk besoj se e ka ngrene kete maahtrim, por "i pelqen" ta paraqes keshtu. Do hetojne valle se ku i gjeti 20 mije euro kjo Denada dhe si ja dha " ketij shokut"? Kjo e fejuar dhe priska " shokun borxhli" ne shtepi? Pastaj ngjallet fantzma e Nehat Kulles dhe " e shpeton," Sorren. Njelloj si rasti i Vlores qe e vrane per borxhin e droges dhe gjoja ishte borxh per nje mercedez. Prokuroria dhe gjykata i denoi thjesht per vrasje por nuk vertetoi se cfare borxhi ishte dhe se a ekzistonte vertete ai " mercedez". Perfundimisht dy bashkepuntoret dhe njekohesisht trafikantet denohen me 6 vite. Apeli do jua coj 3 dhe perfundimisht do dalin pas 1 viti e gjysem. Historia e trafikut te droges dhe hakmarrjes do vazhdoje. Kete i ben " dreqtesia" shqiptare ketij populli.
PërgjigjuJepi mi non leke u Kurove u njalle ? I thoje faleminderit shkoje merrje kredi e laj borxhin ca faji te kan keta ty o strumullar Pa bar. Normal mi non duan leket . Shko terhiq denoncimi . Se do vdesin te theret si jep kush leke borxh mo . Do shofin lajmet e do marrin frike te japin borxh.
PërgjigjuO vlla jo te drejt…po ke sh sh te drejt…cmen dynjaja…ene tmerr lek per hall ene offff
QR arrest shtepie per armembajtje pa leje. Me nje cigare hashash 2 vjet burg.
Përgjigju