Një 41-vjeçar grek është marrë peng dhe është dhunuar në Kostur, një zonë e cila ndodhet afër kufirit me Shqipërinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të dielën (15 dhjetor 2024).
Viktima ka hipur në mirëbesim në automjetin që drejtohej nga një 37-vjecar shqiptar, i cili nën kërcënimin e një pistolete dhe duke përdorur dhunë e ka çuar atë në një zonë pyjore të Kosturit.
41-vjeçari grek, në rrethana të paqarta, ka arritur të lirohet dhe ka denoncuar rastin në polici. Policia ka arritur të identifikojë mjetin e rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qira.
Mjeti është pikasur në zonën e Kosturit, ku brenda tij kanë qenë një 29-vjeçar grek si pasagjer dhe si drejtuese një greke 25-vjecare. Mësohet se ka qenë 29-vjecari ai që ka marrë mjetin me qira dhe ja ka dhënë shqiptarit për të kryer pengmarrjen. Policia ka arrestuar çiftin grek dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.
Nga sa rezulton nga hetimet, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh për çështje droge. Çuditërisht, 29-vjecari grek dhe 37-vjecari shqiptar rezultojnë të arrestuar më 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë liruar më pas, raporton Prothotema.gr.
Shqiptari ishte arrestuar pasi rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe 3.000 euro gjobë për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme.
Ndërsa greku rezulton i arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe të tre banesave të tij, u gjetën dhe sekuestruan sasi droge marijuanë, hashash e kokainë, 2 pistoleta, municion dhe shuma parash.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13%
-
Jo
79.7%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë
24 Mars, 17:44
-
Itali/ Kthyen shtëpinë në ‘fermë hashashi’, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u gjeti dhe sekuestroi policia
24 Mars, 16:40
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
Greqi/ Përleshje me thika mes shqiptarëve në ‘zemër’ të Selanikut, 2 të plagosur në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike! Momenti i ngjarjes (VIDEO)
22 Mars, 22:00
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë! Pesë vite hetime për t’i zbuluar, vepronin mes Torinos dhe Milanos
22 Mars, 16:01
-
Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi
21 Mars, 18:19
-
Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës
21 Mars, 13:52
-
'Arrestimi i Ekrem Imamoglu-t një shkelje e rëndë'/ Bakojanis kërkon me urgjencë debat në Këshillin e Evropës për ngjarjen në Turqi
19 Mars, 18:28
-
‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë
19 Mars, 16:38
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i rikthehet turit me diasporën, takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars
18 Mars, 12:20
-
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve
17 Mars, 22:38