Merret peng adoleshenti shqiptar në qendër të Brukselit, dhunohet dhe trupin ia djegin me cigare! Gjendet i zhveshur

Merret peng adoleshenti shqiptar në qendër të Brukselit, dhunohet dhe trupin ia djegin me cigare! Gjendet i zhveshur

Foto ilustruese

BRUKSEL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel, ku është përfshirë një 16-vjeçar. Mediat e huaja raportojnë se 16-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është rrëmbyer në qendër të Brukselit, duke zbardhur e enjtja e 31 gushtit.

Mediat shkruajnë se i mituri shqiptar është marrë zvarrë në një makinë nga katër burra pranë një kafeneje në Avenue Lemonnier.

Dy orë pasi u rrëmbye, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Dyshohet se katër burrat që e kanë rrëmbyer e kanë dhunuar dhe më pas i kanë djegur disa bishta cigaresh në trup.

I riu është dërguar në spital dhe gjendja e tij është stabël. Po ashtu ai ka edhe hundën e thyer, që me shumë mundësi i është shkaktuar për shkak të dhunës.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, por sipas mediave të huaja katër burrat që e kanë rrëmbyer dyshohet të jenë pjesë e një bande shqiptare. Ndërsa për të miturin dyshohet se ka ngacmuar një prostitutë dhe kjo mund të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari